Zyrtare, anëtari i KLP ka qenë spiun i Sigurimit

Ka ardhur edhe konfirmimi zyrtar për akuzat që hidhen ndaj anëtari të KLP Bujar Sheshi.

Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit ka dalë me një deklaratë të gjatë që konfirmon, se Bujar Sheshi ka qenë bashkëpunëtor që në moshën 18-vjeçare.

Tashmë ky autoritet është nën akuzë nga Prokuroria e Përgjithshme për vonesën 3 mujore.

Por në deklaratën e tij ky institucion thotë se kjo ka ndodhur pasi ata kanë burime të pakta njerëzore, nuk ka sistem të automatizuar kërkimi dhe se kanë qenë të detyruar që të bëjnë riverifikim të Sheshit në Drejtorinë e Gjendjes Civile, meqenëse ka pasur mospërputhje gjeneralitetesh dhe se ka nisur hetim të thelluar administrative në arkivë. /Real-news.tv/