Zyrtare, Donis Avdijaj gjen skuadër, transferohet te…

D-FKx0WkAABTKH.jpg

Donis Avdijaj riniset nga Turqia. Pas një ndalese që zgjati rreth 6-muaj pas prishjes së kontratës me holandezët e Willem 2, sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës i dalë nga akademia e Schalke 04, ka firmosur në Turqi me skuadrën e njohur Trabzonspori dhe është prezantuar zyrtarisht si pjesë e klubit nga Trabzoni.

Kontrata e nënshkruar midis palëve është shumë e veçantë. 22-vjeçari ka firmosur një kontratë 1-vjeçare, ku klubi ka një opsion rinovimi për tri vite të tjera, klauzolë kjo që do të aktivizohet nëse Avdijaj do ia dalë të bindë me paraqitjet e tij. Firma me ekipin turk është një lajm shumë i mirë dhe për trajnerin e Kosovës, Bernard Challandes.

Avdijaj është një ndër lojtarët e preferuar të zviceranit, por mbetja pa ekip e të riut shqiptar e bëri të pajustifikueshëm rikthimin e tij në grumbullimet e përfaqësueses.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303