Zyrtare: FIFA dënon Manchester Cityn

Manchester City i është shmangur dënimit me ndalimin e transferimeve për thyerjen e rregullave në nënshkrimin e lojtarëve të rinj – por është dënuar më 340 mijë funte

Gjigantët nga Etihad pritej që të merrnin të njëjtin dënim si Chelsea, të cilit nuk i lejohet që të nënshkruajnë me lojtarë të rinj deri në korrikun e 2020. Blutë po ashtu kishin thyer rregullën e transferimit për “minorenët”, por City ka shpëtuar dhe do të paguajë vetëm 340 mijë funte.

Në fillim të këtij viti, një burim nga FIFA i kishte thënë SunSport se ka mundësi që City të dënohet nga FIFA si Chelsea. “Ne jemi duke hetuar Cityn për një kohë të gjatë. Ne presim që të bëhet një paralajmërim shumë shpejt për City”, ka thënë ky burim.