fbpx

Zyrtare/ Lojërat Olimpike do të shtyhen në 2021-in

Sipas televizionit publik japonez NHK, Kryeministri Shinzo Abe kërkoi zyrtarisht një shtyrje një vjeçare, gjatë një konference telefonike me Thomas Bach dhe me anëtarët e tjerë të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.

Abe njoftoi se IOC “është 100% në marrëveshje”. Një zgjedhje e dhimbshme, por konsiderohet e pashmangshme, duke pasur parasysh gjendjen aktuale të pandemisë Covid-19.

Tomas Bah (kreu i CIO-s) është plotësisht dakord me propozimin tonë për spostimin me një vit të olimpiadës”, njofton kryeministri japonez. Tashmë pritet vetëm komunikata zyrtare.

Ditët e fundit, ka pasur një presion në rritje për një ndryshim të datave, si nga federatat ashtu edhe nga Komitetet Olimpike Kombëtare.