fbpx

Zyrtare/ Partizani shkarkon Sormanin, zbulohet arsyeja

Klubi i Partizanit me anë të një njoftimi ka bërë me dije se ka ndërprerë zyrtarisht marrëveshjen me trajnerin Adolfo Sormani.

Ky vendim i kampionëve në fuqi vjen pas refuzimit të italianit për të drejtuar skuadrën në ndeshjen derbi me Tiranën, para se cilës 5 lojtarë të kuq rezultuan pozitiv me koronavirus.

Deri në fund të kampionatit, Partizani do të drejtohet nga zëvendës trajneri Renaldo Kalar.

NJOFTIM

“FK Partizani njofton sot ndërprerjen me efekt të menjehershëm të bashkëpunimit me trainerin Adolfo Sormani dhe dy pjestarët e stafit Giovanni Mazzella dhe Gabriele Faccia. Klubi 16-të herë kampion i Shqipërisë në tre ndeshjet e mbetura të këtij sezoni, do të drejtohet nga zv.traineri ekipit Renaldo Kalari.”