fbpx

Zyrtare, PS merr kontrollin e plotë të KQZ-së

screenshot-5_1541073845-5561427.jpg

Këtë të enjte në kuvend dy anëtarët e rinj Bledar Skënderi dhe Rezarta Bitri, do të jetë dy anëtarët më të rinj të KQZ-së, duke e kaluar kësisoj shumicën në këtë institucion në duart e socialistëve në pushtet.

Me rikandidimin e Skënderit dhe propozimin për Bitrin, PS-ja bëhet me katër anëtarë në KQZ duke marrë kësisoj në dorë pushtetin e institucionit kryesor të zgjedhjeve në vend. (Bledar Skënderi, Rezarta Bitri, Edlira Jorgaqi dhe Denar Biba)

Opozita ashtu si javët e kaluara e ka braktisur mbledhjen e parlamentit edhe kësaj here, ndërsa pritet që me kalimin e javëve, reforma në sistemin zgjedhor të sjellë përplasje të reja mes qeverisë dhe minorancës.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *