35.5 C
Tirana
E martë, 16 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Zyrtarët gjermanë: Dorëzimi i mandateve, i gabuar

spot_img

Dy zyrtarët gjermanë, Christian Hellbach, i Ngarkuari për Evropën Juglindore, Turqinë dhe Shtetet e EFTA-s pranë Ministrisë Federale të Punëve të Jashtme dhe Thomas Ossowski, i Ngarkuari për Politikat e BE-së pranë Ministrisë Federale të Punëve të Jashtme kanë dhënë përshtypjet e tyre në lidhje me situatën politike në Shqipëri.

Dy gjermanët shprehen se janë kundër bojkotit parlamentar dhe mendojnë që dorëzimi i mandateve nga ana e opozitës ishte një veprim i gabuar.

“Është detyra e të gjithë deputetëve të zgjedhur, pikërisht në parlament, me angazhim dhe në mënyrë konstruktive, të çojnë përpara reformat e nevojshme dhe të arrijnë rezultate konkrete. Shqipëria është, p.sh. në reformën e drejtësisë, në rrugë të mbarë. Kurse bojkoti i parlamentit dhe sidomos dorëzimi i mandateve është për ne i gabuar”, deklaruan zyrtarët.

Më tutje, dy gjermanët i bëjnë thirrje të gjitha partive politike, që të tregojnë përgjegjësi përkundrejt zgjedhësve të tyre dhe të marrin pjesë në zgjedhjet vendore të datës 30 qershor.

“Shqipëria duhet të zhvillojë instrumente efektivë për të parandaluar mashtrimet në zgjedhje dhe blerjen e votave si dhe për të ndjekur në mënyrë të vendosur çdo moment dyshimi. Duhet të garantohet besimi i pakufizuar i qytetarëve në forcën e votës së tyre! Por kjo arrihet vetëm me një parlament funksional. Ne u bëjmë thirrje të gjitha partive, të punojnë në mënyrë konstruktive për reformën zgjedhore”, vijon më tej deklarata e dy zyrtarëve gjermanë.

 

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat