20.5 C
Tirana
E mërkurë, 29 Maj, 2024

TË FUNDIT

Zyrtarët në pranga! Arrestohen ‘grabitësit’ e tokave në Kurbin

spot_img

Një hetim i nisur nga struktura “Forca e Ligjit” ka zbuluar një skemë falsifikimesh të dokumenteve të pronësisë në Hipotekën e Kurbinit, dhe tjetërsimit të pronave.

Tre persona u arrestuan me vendim gjykate për falsifikim të dokumenteve dhe shpërdorim të detyrës, mes të cilëve është edhe kryetari i fshatit në Fushë-Mamurras:

Janë 11 ish-punonjës të Hipotekës dhe qytetarë përfitues toke, të cilët janë proceduar penalisht, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin – thotë policia- kanë abuzuar me detyrën duke falsifikuar, tjetërsuar dhe përvetësuar 68120 m2 tokë në Kurbin. Punonjësit  pranë Zyrës së Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Kurbin, kanë shpërdoruar detyrën duke ndryshuar zërin kadastral dhe pajisur me AMTP- persona të ndryshëm duke i regjistruar pranë zyrës Hipotekore në Kurbin.

Policia në operacionin e koduar “Hipoteka” thotë se sekuestroi certifikata të ndryshme pronësie, akte të marrjes së tokës në pronësi , certifikata të ndryshme familjare, plane rilevimi, harta treguese për rrethin e Kurbinit.

Këto hetime proaktive, janë kryer në funksion të procedimit penal regjistruar në vitin 2017, për veprat penale tё “Shpërdorimit të detyrës” “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “ Pastrim i produkteve të veprës penale”, parashikuar nga nenet 248-25-186/2 dhe 287/a/c të Kodit Penal.

Tre persona u arrestuan me vendim gjykate:

Arben Sela, 50 vjeç, banues në Kurbin, përfitues toke, për veprat penale “Falsifikim i dokumenteve ‘ kryer në bashkëpunim ” .

Ndue Gega , 55 vjeç, banues në Lezhë, me funksion hartograf pranë Z.V.R.P.P. Kurbin, për veprën penale “Shpërdorim detyre ‘kryer në bashkëpunim”

Bashkim Lika, 51 vjeç, banues në Kurbin, me funksion Kryetar Fshati në Fushë Mamurras, për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve’ kryer në bashkëpunim”

Ndërkohë u shpallën në kërkim edhe dy zyrtarë të tjerë të Hipotekës.

K.P. 46 vjeç, banues në Mamurras, për veprën penale “Shpërdorim detyre ‘ kryer në bashkëpunim”

H.A. 54 vjeç, lindur në Kurbin dhe banues në Tiranë, për veprën penale “Shpërdorim i detyrës’  kryer në bashkëpunim”

Gjykata ka vendosur masë sigurie “Arrest shtëpie” edhe për ish-kryetarin e Komisionit të Ndarjes së Tokave në Mamurras, Gj.L. 76 vjeç, banues në Kurbin, për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve’ kryer në bashkëpunim” ” Shpërdorim detyre” “Pastrim i produkteve të veprës penale”.

Po ashtu, arrest shtëpiak edhe nda O.M. 69 vjeç, banues në Kurbin, me funksion ish-përgjegjës i Zyrës së Bujqësisë në Bashkinë Mamurras, për veprën penale “Falsifikim i dokumentve’ kryer në bashkëpunim” ” Shpërdorim detyre” ” Pastrim i produkteve të veprës penale”

Gjithashtu , janë referuar materialet për procedim në gjendje të lirë në ngarkim të  M.A. , Z.K., B.K. dhe G.SH., të dyshuar për veprat penale “Shpërdorim detyre ” dhe ” Falsifikim dokumentesh” , si përfitues toke dhe punonjës me detyrë shtetërore.

Policia thotë se po punohet për kapjen e personave në kërkim, si dhe vazhdojnë hetimet për dokumentimin ligjor të personave të tjerë të implikuar.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat