Zyrtari gjerman, Gramoz Ruçit: Bundestag gati për t`i thënë ‘PO’ Shqipërisë

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka takuar ditën e sotme Sekretarin e Shtetit të Gjermanisë. Christian Lange.

Ky i fundit ka theksuar se Bundestag  është gati t`i thotë ‘PO’ Shqipërisë.

“Lobojmë në Bundestag për PO Shqipërisë. Jam i impresionuar nga reforma në drejtësi. Ndërkombëtarët konfirmojnë suksesin e reformave”, tha Christian Lange.

Kujtojmë se më 18 tetor KE do të japë vendimin për vendin tonë, nëse do të çelen apo jo negociatat për anëtarësimin në BE.