fbpx

Zyrtari i PD flet pas ngjarjes tronditëse që i ndodhi: Çdo gjë është e qartë, jemi të trembur

LAJMI-I-FUNDIT-1-1-822x462-4-1-2-1-1-6tqmcaz6vyxfb2m18bgy1pba624fosnkts0ucs9way0-1-6y2hanzarlbbfnn5x7qct2o318ilgzpmadh9v8zzujs-6y2z7s2oapfcn5kveth2u15e6vtzsm9nte2kpdheezs.jpg

Zyrtari i PD në Shijak, Ilgner Vora, ka folur sërish për mediat lidhur me tritolin që iu vendos mbrëmjen e djeshme fare pranë banesës.

Ai tha se është duke pritur përgjigje nga hetimet e policisë, por thekson se ndihen të trembur.

“Çdo gjë është e qartë, një sasi tritoli ka shpërthyer pranë derës ku ne banojmë. Lënda plasëse ka qenë me fitil të ndezur. Deri tani nuk dimë asgjë për pistën e hetimit. Deri tani jemi këtu. Për pjesën e politikës, ka tre vite që ushtroj detyrën si kryetar i Shijakut. Ne presim përgjigjen e policisë së shtetit. Unë kam vite që jetoj në Shijak dhe që kur kam lindur nuk kam pasur asnjë konflikt. Ne jemi një familje shumë e madhe, jetojmë 12 persona në një apartament. Të trembur jemi shumë, kjo është gjithçka”, tha ai për mediat.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303