21.5 C
Tirana
E diel, 26 Maj, 2024

TË FUNDIT

Zyrtari korean i ”dëbuar’ shfaqet në krah të Kim Jong-Un

spot_img

Një zyrtar i Koresë së Veriut, i cili u raportua të ishte dërguar në një kamp pune, mori pjesë në një koncert gjatë fundjavës së bashku me Kim Jong-un.

Media shtetërore në Korenë Veriore ka raportuar se ndihmësi i lartë i liderit, Kim Jong-Un është paraqitur në publik, pavarësisht raportimeve të vazhdueshme të Koresë Jugore se ai është dërguar në një kamp punëtorësh, pasi dështoi në samitin me presidentin amerikan, Donald Trump.

Kim Jong Chol ka qenë negociatori kryesor i liderit koreano-verior në bisedimet me Uashingtonin në samitin e mbajtur në muajin shkurt në Vietnam, i cili përfundoi pa marrëveshje.

Javën e kaluar një gazetë koreano-jugore ka raportuar se ai është përjashtuar nga puna, derisa një tjetër zyrtar është ekzekutuar për këtë dështim.

Megjithatë, agjencia shtetërore e lajmeve në Korenë Veriore, KCNA, ka raportuar se Kim Jong Chol ka marrë pjesë në një organizim festiv, ku ka marrë pjesë edhe lideri koreno-verior, ndërsa zyrtari tjetër, Kim Hyok Chol nuk ka qenë në listën e mysafirëve.

Koreja e Veriut më parë ka ekzekutuar zyrtarë të profilit të lartë, që janë konsideruar të kenë bërë gabime.

Në të kaluarën ka pasur raste kur raportimet për raste tilla nuk kanë qenë të sakta, si pasojë e natyrës së funksionimit të shtetit koreano-verior./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat