fbpx

Zyrtarisht, burrë dhe grua! Priyanka Chopra dhe Nick Jonas martohen në Indi

Screenshot_23.jpg

Nick Jona dhe Priyanka Chopra janë burrë dhe grua! Çifti ka lidhur kurorë në një ceremoni mes miqve dhe familjarëve në Indi të shtunën, bëjnë të ditur burime për revistën “People”.

Ndërsa ende nuk janë bërë publike fotot e dasmës, mësohet se nusja e re kishte zgjedhur një fustan të markës  Ralph Lauren, krijuar enkas për të, ndërsa Jonas, një kostum të së njëjtës markë. Po ashtu, edhe shoqëruesit e nuses apo edhe të dhëndrit i kishin besuar Ralp Lauren për pamjen e tyre identike me njëri-tjetrin, gjatë dasmës.

Ishte babai i dhëndrit, Paul Kevin Jonas, i cili kurorëzoi në martesë çiftin, gjatë ceremonisë ku u shkëmbyen unazat e martesës si dhe u bënë betimet e dasmës. Ndërkohë që të dielën, do të mbahet dasma me traditat hindu, për të nderuar rrënjët e aktores 36-vjeçare.

“Ata kanë vendosur të bëjnë dy dasma. FIllimisht, u bë dasma perëndimore dhe të dielën do të organizohet ceremonia që nderon trashëgiminë kulturore të Priyankës. Ata janë shumë të lumtur për dasmën dhe gjithçka po shkon për mrekulli.” – thanë burimet.

Martesa e çiftit të njohur erdhi katër muaj, pas fejesës së bujshme në Indi, në qershor të vitit 2018.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *