Zyrtarizohet Bode! Kandidat i Ramës për në BSH

Kryeministri Edi Rama ka firmosur vendimin e Këshillit të Ministrave, për propozimin në Kuvend të emrave kandidatë për Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Mes emrave që qeveria ka çuar për miratim, bie në sy ai i ish-ministrit të Financave, në qeverinë “Berisha’, Ridvan Bodes.

Ky i fundit, është propozuar bashkë me Suela Popën dhe Edlira Luçin, si të përzgjedhur nga një listë prej 38 aplikantësh.

Suela Popa është gruaja e deputetit të LSI-së, Vangjel Tavo. Ajo ka qenë drejtoreshë e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, AZHBR-së, ndërsa Edlira Luçi është shefe e departamentit te Financës te Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës.

Anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të bankës së Shqipërisë zgjidhen nga Kuvendi i Shqipërisë dhe ushtrojnë këtë funksion për një mandat 7-vjeçar, me të drejtë rizgjedhjeje. Vendimi është marrë më datë 23 nëntor, dhe është botuar këtë të shtunë në faqen e Kryeministrisë.

Në vendim është bërë publike edhe lista me 38 aplikantët për të qenë anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, prej nga u zgjodhën tre propozimet për në Kuvend.

 

 

Lër një koment