fbpx

Zyrtarizohet gjithçka, futbollisti i Premier League firmos me Interin

Inter ka zyrtarizuar edhe futbollistin e tretë anglez në historinë e saj. Zikaltërit kanë firmosur me Ashley Young nga Manchester United.

Mbrojtësi 34-vjeçar ka nënshkruar nënshkruar një kontratë që zgjat deri më 30 qershor 2020 me një mundësi për të zgjatur për një tjetër sezon. Me “djajtë e kuq”, Young ka luajtur në 261 paraqitje dhe ka shënuar në 19 gola. Lojtari i krahut të djathtë mund të luaj si në mbrojtje ashtu edhe në mesfushën me 5, skema që preferon dhe luan aktualisht Interi nën drejtimin e Antonio Conte. Më parë, futbollistët anglez që kanë luajtur për Interin ishin Gerry Hitchens dhe Paul Ince.