Zyrtarja e Shëndetit Publik: Babë e bir të prekur me koronavirus kanë takuar 24 persona

Screenshot_2-2.png

Albana Fico, drejtoreshë e Institutit të Shëndetit Publik ka dhënë detaje të reja për dy pacientët e parë të konfirmuar me koronavirus në Shqipëri.

Ajo tha se të dy janë paraqitur në një spital privat me temperaturë e kollë dhe pasi janë këshilluar nga mjekja që t’u merret mostra, ata nuk e kanë bërë por janë larguar në shtëpi.

“Një rast që hyn në Muriqan në datë 26. Vjen e takohet me familjen e tij dhe në datë 3-4 fillon të ketë simptoma. Me babain kontakte më të afërta. Duke pasur vështirësi në frymëmarrje, temperaturë të lartë i drejtohen një spitali privat. Më pas mjekja ka rekomanduar të merret monstra. I kanë izoluar në spitalin privat dhe iu kanë kërkuar të merret mostra. Në mënyrë që të merrej mostra duhej telefonuar 127. Spitali privat ka telefonuar 127. Kemi një dakordësi me spitalet private që të gjithë rastet do përpunohen në këtë mënyrë.

Janë ndjerë më mirë dhe duke qenë një djalë i ri që sa kishte ardhur nga Italia e nuk ishte çmallur me familjen, kanë ikur në shtëpi, kanë thënë ‘mirë-mirë’ e kanë ikur. Duke u telefonuar 127 është bërë monitorimi, u pa që këta njerëz kishin shkuar në shtëpi. Nga ajo natë dhe ditën tjetër kanë pasur një lloj rezistence nga ana e pacientëve duke thënë jemi më mirë. Iu janë marrë mostrat dhe kur dolën mostrat dhe u tha se ishin pozitivë, ishin ata që kërkuan të shkojnë në spital.

Ata kanë vajtur në spital, janë informuar. Mjekja e spitalit privat i ka këshilluar. Fakti që këta vendosën këtë lloj gjëje nuk i dënon ata.
Kur dolën mostrat me ambulancë u transferuan në Infektiv. Mbrëmë janë njoftuar dhe njerëzit e afërt. Filloi mbrëmë e do të vijojë. Njerëzit janë përgjigjur mbrëmë, iu kemi marrë mostrat. Janë parë që kontaktet e ngushta janë 8, më pas rreth izgjerohet. Për momentin numri është 24”, deklaroi Fico.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303