9.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024

TË FUNDIT

3 ushtarët shqiptarë te Infektivi, reagon Ministria e Mbrojtjes, ja si u infektuan

Instituti i Shëndetit Publik ka deklaruar pak më parë se nga të prekurit me COVID-19, 3 janë ushtarë shqiptarë të kthyer nga shërbimi në Kosovë si pjesë e trupave të KFOR. Pak pas këtij konfirmimi, ka ardhur dhe reagimi i Ministrisë së Mbrojtjes. Kjo e fundit bën me dije se, 3 efektivë të Forcave të Armatosura, pjesë e operacionit të KFOR (Kosovë) kanë dalë pozitiv ndaj COVID-19 dhe se janë infektuar gjatë kryerjes së detyrës në misionin e KFOR dhe janë gjithashtu pjesë e kontributit prej 29 efektivësh të FA në këtë operacion.

Sipas udhëzimit të NATO, gjatë operacioneve (misioneve), nëse personeli ushtarak, përfaqësues i një prej vendeve anëtare të Aleancës, del pozitiv me COVID-19 duhet të riatdhesohet.

“Nisur nga kjo direktivë e NATO, Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura morën  masa për kthimin në atdhe dhe trajtimin e 3 efektivë, sipas protokollit të vendosur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes sociale. Nga kontaktet e deritanishme, 3 efektivët nuk kanë shfaqur shenja problematike për shëndetin e tyre.  Bëjmë me dije se pjesa tjetër e kontingjentit të  FA misionin KFOR, deri më tani gëzon shëndet të plotë”, njofton Ministria.

 

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat