Home Blog

Detaje nga atentati në Lezhë, polici darkoi me Nikulajn para atentatit, origjina e konfliktit me fisin Ndoka

0

Gjendja shëndetësore e Sokol Dacit, berberit 30-vjeçar që mbeti i plagosur aksidentalisht në atentatin në Lezhë, është përmirësuar. 30-vjeçari është koshient, por vazhdon i intubuar në reanimacion.

Sipas mjekëve, plagët e shkaktuara në pjesën e barkut, janë ata të cilat e rëndojnë më shumë gjendjen e të plagosurit. I riu ka marrë katër plumba në trup.

Ai ishte “viktimë” e pafajshme e ngjarjes pasi ndodhej në vendin e tij të punës, në berberhanen në Rrilë të Lezhës. Ai së fundmi ishte bërë edhe prind dhe është baba i një fëmije 7-muajsh.

Lidhur me ngjarjen policia e Lezhës shpalli në kërkim 4 persona, tre të rinj nga fisi Ndoka dhe Merando Nikulajn që dyshohet se ishte shënjestra e atentatit dhe ndodhej brenda në berberhane, i shoqëruar nga polici Besart Kovaçi, i cili u ndalua me urdhër të prokurorisë për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”.

Merando Nikulaj ka qenë bashkë me policin Kovaçi, duke darkuar dhe pasi kanë përfunduar darkën kanë shkuar në Rrilë për t’u qethur. Dyshohet se autorët të cilët kanë qenë me dy automjete, një “Audi” dhe “Passat” i kanë vëzhguar dhe kanë ndjekur lëvizjet e tyre deri kur kanë mbërritur në berberhane dhe më pas kanë ndaluar duke zbritur nga makinat, disa prej tyre mbanin shkopinj bejsbolli me vete. Dy prej tyre kanë qëlluar me armë zjarri.

Ndërkohë ka pasur edhe shkëmbim zjarri, polici në berberhane është kundërpërgjigjur, por brenda është gjetur një çantë krahu me një krehër, por ishin hequr kartat e identitetit. Ka dyshime për një armë të dytë të përdorur nga personat që ndodheshin brenda në berberhane.

Shkaqet e ngjarjes dyshohet një konflikt midis të rinjve të fisit Nikulaj dhe Ndoka të ndodhur në 9 mars 2025 në Shëngjin. Ngjarja e cila asokohe nuk u hetua siç duhet nga policia, e cila zyrtarisht deklaroi se ishte aksident rrugor.

Ligji i ri grek për emigrantët, çfarë do të ndodhë me 84 mijë dosjet shqiptare?

0

Ministria e Migracionit dhe Azilit në Greqi ka paraqitur së fundmi një projektligj që synon modernizimin e sistemit të lejeve të qëndrimit dhe reduktimin e burokracisë.

??Gazetarja shqiptare Nilda Baxha e cila jeton në Athinë, ka hedhur dritë mbi zhvillimet e fundit rreth projektligjit të ri. Ky ligj, i cili synon të rregullojë mungesën e fuqisë punëtore dhe të reduktojë burokracinë, po pritet me nota të forta kritike nga përfaqësuesit e emigrantëve.

Sipas Baxhës, ky është një moment historik, pasi për herë të parë në debate parlamentare u përfshinë zëra direkt nga komuniteti.

“Javën e kaluar është zhvilluar një debat mjaft i rëndësishëm. Ishte hera e parë që morën pjesë dhe përfaqësues nga Forumi Grek i Emigrantëve. Ne shqiptarët u përfaqësuam nga Rovena Xhori dhe Alda Shashati,” raportoi gazetarja.

?Baxha e krahasoi projektligjin e ri me “thërrime”.

“Personalisht më kujton ato thërrimet që u hidhen pëllumbave për t’i mbajtur afër. Historia jonë 35-vjeçare e emigracionit ka kaluar nëpërmjet zvarritjeve burokratike, abuzimeve të ndryshme, vonesave të pajustifikuara, dhënieve të kartave të skaduara, të cilat kanë sjellë mërzitje dhe ankth veçanërisht te ne të brezit të parë. Tashmë brezi i 50-60 vjeçarëve janë në moshën e pensionit.

Atyre u jepet mundësia për një rinovim të lejeve të qëndrimit vetëm nëse do të kenë sigurime shoqërore. Këtu ka një kleçkë, sepse nëse nuk janë në marrëdhënie pune u duhet t’i paguajnë vetë ato. Mund të jepet një lehtësim të rinovimit  të lejes së qëndrimit, ka një anë pozitive, por flasim për një brez që ka mbuluar punët më të rënda, punët në ndërtim, në turizëm, në mbledhjen e ullinjve, agrumeve e të tjerë”.

Nilda Baxha sqaroi disa nga propozimet që po shkaktojnë debat. Emigrantët që kanë mungesë punësimi prej 3-6 muajsh rrezikojnë të mbeten pa karta. Baxha shpjegoi se kjo është mjaft e vështirë pasi jo të gjithë janë në punë gjatë gjithë vitit, veçanërisht në sektorët sezonalë.

?Edhe pse rikthehen kartat e identitetit 10-vjeçare, ato kushtëzohen me një provim të vështirë.

“Një 50-vjeçar që punon për një kohë të gjatë duhet të lexojë shumë dhe të japë provim për gjuhën, kulturën greke, antikitetin, gjeografinë, historinë,” u shpreh ajo, duke e konsideruar këtë shumë larg pritshmërive.

Nga rreth 400 mijë emigrantë shqiptarë në Greqi, aktualisht janë 84 mijë çështje në proces shqyrtimi që presin në radhët e gjata të administratës greke.

“Ministrit të Migracionit dhe Azilit, Thanos Plevris, iu kërkua që të ketë një rritje të nëpunësve të cilët merren me këto dokumentacione të dorëzuara nga emigrantët, sepse zvarritjet janë shumë të gjata dhe shpesh emigrantët janë pajisur me karta të skaduara. Nuk pati përgjigje prej tij. Madje dhe ai vetë e pranon që ka pasur burokraci dhe zvarritje por nuk jep asnjë zgjidhje”.

Gazetarja sqaroi se për shkak të vonesave deri në 2 vite, shumë emigrantë pajisen me karta që janë pothuajse të skaduara në momentin që i marrin.

??Baxha theksoi gjithashtu se ashpërsimi i tonit të ministrit Thanos Plevris ndaj emigracionit mund të jetë i lidhur me zgjedhjet e ardhshme. ?

“Jemi një vit përpara zgjedhjeve parlamentare në Greqi, mesa duket politikat ashpërsuese ndaj emigracionit janë ndoshta në kuadër jo vetëm të politikës europiane por edhe fitimit të simpatisë në popull.”

?Ministri ka paralajmëruar masa të rrepta, duke përfshirë deportime, gjoba dhe burgim për ata që nuk rregullojnë statusin, duke e cilësuar rënien e flukseve migratore si një “fitore” të qeverisë Mitsotakis.

“Zgjidhja e vetme është që ne emigrantët të organizohemi në protesta paqësore për t’i dhënë një mesazh qeverisë greke për atë pjesë emigrantësh që kanë kontribuar në mënyrë të ndershme,” përfundoi ajo.

Bllokohet përkohësisht aksi nga tuneli i Llogarasë në Dhërmi, shpërthimi me dinamit mbush rrugën me inerte

0

Qarkullimi i automjeteve në aksin rrugor që lidh tunelin e Llogarasë me Dhërmiun dhe Himarën është bllokuar ditën e sotme, duke krijuar vështirësi për banorët dhe drejtuesit e mjeteve në zonë.

Shkak për këtë situatë është bërë procesi i punimeve për zgjerimin e rrugës në zonën e Palasës.

Firma kontraktore që po kryen punimet ka përdorur lëndë plasëse për të shkëputur një masiv shkëmbor, pjesë e projektit për hapjen e trasesë së re.

Si pasojë e shpërthimit të fuqishëm me dinamit, një sasi e madhe inertesh dhe gurësh ka përfunduar në rrugën ekzistuese, duke e bërë atë të pakalueshme për momentin.

Kjo ka sjellë paralizimin e lëvizjes në këtë segment të rëndësishëm turistik dhe strategjik për zonën e Bregut.

Situata po menaxhohet nga vetë firma private që shkaktoi bllokimin.

Mjetet e rënda të kompanisë ndodhen aktualisht në terren dhe po punojnë me intensitet për pastrimin e inerteve dhe gurëve nga asfalti, me qëllim rikthimin sa më të shpejtë të normalitetit në qarkullim.

Deri në pastrimin e plotë të aksit, drejtuesve të mjeteve u kërkohet durim dhe kujdes i shtuar në këtë segment.

Arrestohet e “besuara” e Mirela Kumbaros! Për çfarë akuzohet drejtoresha Arta Dollani

0

Arta Dollani, e besuara e Mirela Kumbaros i është caktuar masa arrest shtëpie, pas aksionit të Prokurorisë së Durrësit, për mbetjet e Kurum.

Dollani, e cila sot mban detyrën si drejtoreshë e Agjencisë së Arsimit Parauniversitar, akuzohet për shkeljet e kryera në kohën kur mbante postin e drejtoreshës së Agjencisë Kombëtare të Mjedisit. Të dyja ministritë kanë qenë nën drejtimin e Mirela Kumbaros.

102 kontejnerët e “Kurum” me mbetjet toksike, Prokuroria firmos 33 masa sigurie! Policia aksion për arrestimin e drejtuesve të kompanisë, zyrtarëve dhe biznesmenëve

0

Prokuroria e Durrësit ka firmosur ditën e sotme 33 masa sigurie në kuadër të hetimeve për mbetjet e rrezikshme të lidhura me kompaninë “Kurum”.

Burime për mediat bëjnë me dije se 26 prej masave janë “arrest me burg”, ndërsa 7 masa të tjera janë “arrest shtëpie”. 

Sipas të njëjtave informacione mësohet se në zbatim të këtyre masave policia e Durrësit dhe ajo e Tiranës kanë ndërmarrë një operacion të përbashkët ku deri më tani mësohet se nga 33 masat, janë ekzekutuar vetëm 22 prej tyre.

Hetimet lidhen me skandalin e eksportimit të 102 kontejnerëve me mbetje të rrezikshme drejt Tajlandës, të cilët u rikthyen më pas në Shqipëri pas një sinjalizimi nga Rrjeti i Bazelit.

Raportohet se masat e sigurisë janë lëshuar ndaj personave të dyshuar për përfshirje direkte në këtë çështje, mes tyre edhe drejtues të kompanisë “Kurum”.  

Në “arrest shtëpie” është lënë ish-drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit,Arta Dollani si dhe janë firmosur masa sigurie edhe për biznesmenë dhe zyrtarë të AKM-së dhe Doganave, të dyshuar për shkelje ligjore në procesin e trajtimit dhe eksportimit të mbetjeve të rrezikshme.

*Emrat që dihen deri më tani për të cilët janë lëshuar masat e sigurisë: 

Arrest me burg: Harun Sarica; Sh.H ; Mirjeta Zotaj ; A. Sh; Mikail Hila; Mbarime Koroci; Nazif Bajrami, Andon Prifti; Petrit Qosja; Julian Kapedani; Indrit Likaj; E.D; Y.K; Gjovana Sokolaj; Doni Sokolaj, Olizana Pemati; R.B; Edmond Voda; Helidon Lila; Shkelqim Jakupi, Forian çimo, Gazmend Sina, Ingo Hesse, Dritan Seferaj.

Arrest shtëpie: Evis Mellonashi; B. T; Kledina Skëndo; Arta Dollani.

Kujtojmë se 102 kontejnerët me 210 tonë mbetje që kishin destinacion Tajlandën, u kthyen në nëntor 2024 në vendin tonë. Më 5 gusht të 2024,  “Basel Action Network”, ngriti alarmin se një anije gjigande kontenjerësh prej 175 mijë tonësh e linjës “Maersk” u zhduk në fund të korrikut nga radarët afër Cape Toën në Afrikën e Jugut, pas një sinjalizimi të bërë prej saj tek autoritetet vendase.

Bazuar në të dhënat e ofruara nga një sinjalizues, “Basel Action Netëork”, BAN, tha se anija “Maersk Campton” dhe një anije e dytë kontenjerësh e së njëjtës linjë, “Maersk Candor”, kanë ngarkuar në portin e Durrësit në fillim të korrikut rreth 100 kontenjerë me mbetje të rrezikshme, e cila vjen nga hiri i oxhaqeve metalurgjike elektrike (EAFD) me destinacion Tajlandën.

Sipas të dhënave të BAN, kjo nuk ishte dërgesa e parë me mbetje të rrezikshme nga Shqipëria drejt Azizë. Organizata shprehej asokohe se një dërgesë me mbetje të dyshuara të ngjashme u bllokua më herët këtë vit nga Agjencia e Doganave në Fangcheng të Kinës.

Bazuar në sinjalizimin e BAN, autoritet portuale i bllokuan në Singapor kontenjerët e nisur nga Shqipëria duke i nisur për t’i kthyer sërish në vendin tonë.

Prokuroria identifikoi dhe nisi hetimet ndaj kompanisë  “Sokolaj” shpk, një kompani import-eksporti mineralesh me qendër në Durrës në pronësi të shtetases Gjovana Sokolaj si eksportuese të kontenjerëve dhe kompaninë turke “Kurum International” sh.a si burimin e këtyre produkteve.

“Dje ikën dritat 42 herë”/ Meta tregon kushtet në burg: Po vdesin të burgosurit nga mungesa e trajtimit shëndetësor

0

Kreu i Partisë së Lirisë, pas interpelancës në Kuvend për arrestimin e tij, ka reaguar nga paraburgimi duke shprehur kushtet e burgut ku ndodhet. 

Teksa ministrin e Drejtësisë e quan Diella, Meta thotë se vetëm ditën e djeshme u shkëput 42 herë energjia elektrike. Meta pretendon se mungesa e trajtimit shëndetësor po shkakton humbje jete nëpër burgje.

“Dëgjova “Diellën” e Drejtësisë që fliste për situatën në burgje dhe meqë nuk e di po e njoftoj që vetëm dje ka ikur 42 herë energjia elektrike te IEPV “Jordan Misja”, jo vetëm për mua, por për rreth 500 të burgosur e të paraburgosur që ndodhen këtu.
A e di “Diella” e Drejtësisë që këtu ka vetëm 3 orë ujë në ditë?
A e di “Diella” e Drejtësisë që në burgje vdesin qytetarë për mungesën e trajtimit të duhur shëndetësor?
A e di “Diella” e Drejtësisë që gardianët nuk kanë marrë asnjë qindarkë shpërblim për punën jashtë orarit, as ushqimin, as trajtimin që meritojnë sipas ligjit?
E ç’mund të presësh nga “Diellat”?
Ato janë pjellë e AKSHI-t, simbolit të korrupsionit skizofrenik.
Ndërsa lidhur me respektimin e të drejtave të mia dua t’u kujtoj të gjithë qytetarëve që akoma nuk më kanë dorëzuar të zbardhur, as mua, as avokatit tim, vendimin e 2 korrikut 2025, të dënimit tim të dytë nga IEPV “Jordan Misja” për lirinë e fjalës”-shkruan Meta.

Procedohet dedektivja private që tentoi të heq përgjuesin e policisë në banesën e Erjon Llapushit!

0

Policia e Shtetit ka proceduar një detektive private dhe një person tjetër, pasi tentuan të heqin përgjuesit në banesën e familjes së Erjon Llapushit në Pogradec.

Erjon Llapushi është një ndër 5 personat më të kërkuar nga Policia e Shtetit

Një dedektive private ka shkuar në banesën e familjes së Erjon Llapushit dhe dyshohet se ka kontrolluar në banesë nëse policia ka vendosur përgjues me qëllim për t’ia hequr.

Një person tjetër i cili po ashtu është proceduar dyshohet se i ka gjetur dedektiven private familjes Llapushi dhe kjo e fundit ka shkuar në banesë për të parë nesë ka përgjues të vendosura nga organet e hetimit.

Policia ka referuar materialet në prokurori dhe e akuzon dedektiven private për veprën penale të “pengimit të zbulimit të së vërtetës“.

Kush është i shumëkërkuari i policisë Erjon Llapushi i cili kërkohet prej 5 vitesh.

Tetor 2021 vrau kamarierin në Elbasan:

Erjon Llapushi është autori i krimit makabër në një lokal në Elbasan, më 2 tetor 2021.

Llapushi kapi nga fyti kamarierin Gazment Kurmaku për një tavolinë, fillimisht e kërcënoi me një thikë, e më pas e goditi dhunshëm, duke i shkaktuar edhe vdekjen.

Më 17 korrik të 2024, Prokuroria e Elbasanit kërkoi 20 vite burg në total për Llapushin për veprën penale “vrasje me dashje“.

Më parë, Llapushi është akuzuar dhe dënuar për armëbjatje pa leje, plagosje, tentativë për vrasje,

Shtrëngim për dhënien e pasurisë dhe transportim të emigrantëve të paligjshëm.

 “Resort në tokat e grabitura”, banorët e Rrjollit në Shkodër kundërshtojnë projektin

0

Banorët e fshatit Rrjoll në Velipojë janë përplasur me policinë, gjatë protestës kundër ndërtimit të një resorti turistik në zonë, që ata pretendojnë se po ndërtohet në tokat e tyre. 

Protestuesit kanë tentuar të bllokojnë rrugën Shëngjin–Velipojë si formë proteste, pas rikthimit të fadromave dhe makinerive për ndërtimin e resortit.

Banorët pretendojnë se po iu vidhet prona dhe theksojnë se fillimi i punimeve është i paligjshëm, pasi konflikti mbi pronësinë është ende në proces gjyqësor.

Ndërkohë, në mars të vitit të kaluar, banorët depozituan gjithashtu një padi në SPAK kundër këtij ndërtimi.

Projekti për ndërtimin e një fshati turistik që përfshin vila dhe hotele luksoze i është dhënë biznesmenit Bashkim Ulaj dhe shtrihet në kufirin mes Ranës së Hedhun dhe zonës Baks–Rrjoll.

Kjo ka shkaktuar tension dhe përplasje të vazhdueshme mes banorëve dhe forcave të policisë gjatë protestave.

Përfaqësues të rreth 60 familjeve protestuan edhe ditën e hënë. Ata thonë se toka u është grabitur me dokumentacione të falsifikuara. Gjatë protestës policia shoqëroi disa persona

Zhbërja e barazisë te Territorialja nuk hiqet nga rendi i ditës, Balla afat opozitës deri në mbrëmje: Na thoni nëse do vini në Komision

0

Kreu i grupit të PS, Taulant Balla i la afat opozitës deri në mbrëmje për të vendosur nëse do shkojnë apo jo në komisionin për Reformën Territoriale. Balla ironizoi opozitën pas mbledhjes së grupit, duke thënë se çfarë thonë në darkë nuk e thonë në mëngjes. Pra,propozimi i PS për zhbërjen e formulës së barazisë, nuk do të hiqet nga rendi i ditës, por opozita ka kohë deri në momentin e votimit që të vendosë nëse do shkojnë ose jo në komision.

“Ca thoni në darkë nuk e thoni në mëngjes. Më komunikuan mbrëmë që ju jeni tërhequr nga bojkoti, të paktën këtë haber na keni sjell dje. Sot shoh që jeni tërhequr nga ajo që keni vendos dje. Këta nuk janë tërhequr nga bojkoti. Jeni aq kakafonik sa për një çështje çoheni 2 veta. Tani jeni shpartalluar s eca kanë ik, ca janë pa qejf, ca nuk vinë. Zonja dhe zotërinj të PD-së, ju angazhoheni që të merrni pjesë rregullisht në mbledhje të Komisionit, ta dimë. Këtë gjë e keni deri në darke, kur të vijë vendimi. Në rast se na thoni do vijmë në mbledhje, jo kjo historia që i thashë bashkëkryetarit, se unë nuk isha, nuk bëhet mbledhja e komisionit me 8, se 8 e do dhe një të bëhet 9 dhe të jetë 1 më shumë se gjysma. Ne po ju themi, nëse ju vini nuk ka nevojë ta ndryshojmë, na e thoni deri në darkë, se në mëngjes keni mend të tjera, në darkë mend të tjera”, tha Balla.

Përgjigjen e mori nga Luçiano Boçi, i cili tha se PD nuk ka bojkotuar, por mbledhjet janë thirrur në mënyrë të njëanshme.

“Nuk ka pasur mbledhje të vlefshme, mbledhja thirret në konsultim me kryesinë e komisionit. Nuk mund të dilni dot në konkluzion që kemi qenë ne apo jo, prandaj keni nevojë për Chat GPT. Mos vendosni ultimatume, ne jemi parti që vendimet i marrim vetë, keni për detyrë të zbatoni rregulloren dhe kushtetutën”, tha Boçi.

“Qendra shëndetësore në njësinë 5 nuk funksionin”/ Braçe i kërkon llogari ministres së Shëndetësisë: Banorët nuk po marrin shërbimin

0

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçeka kërkuar një sqarim nga ministrja e Shëndetësisë, për një qendër shëndetësore në njësinë 5, e cila sipas socialistit Braçe, prej 4 muajsh nuk funksionon.

Braçe deklaroi në Parlament se edhe pse jemi në pikun e periudhës së grupit, mijëra njerëz në atë njësi nuk marrin dot shërbim shëndetësor në kohë dhe në kushte optimale.

“Që në datën 19 kam paraqitur një kërkesë për një proces pyetje përgjigje për ministren e Shëndetësisë. Ka të bëjë për mosfunksionimin e një qendra shëndetësore në njësinë 5 në zonën e Irfan Tominit. Mendova se ishte momenti i duhur për të marrë një përgjigje pas 4 muajsh.

Jemi në pikun e periudhës së grupit dhe mijëra njerëz në atë njësi nuk marrin dot shërbim shëndetësor në kohë dhe në kushte optimale.

Kërkesën për pyetje e kam dërguar në 19 janar, sot jemi në 3 shkurt. Nuk e gjen dot në asnjë rast se kur mund ta marrësh përgjigjen.

Duhet të ishte edhe shqetësim i ministrisë së shëndetësisë të kthente përgjigje për këtë gjë, sa më parë të jetë e mundur. Cdo mënyrë tjetër e marrjes së përgjigjes është ezauruar.


Po hyjmë në muajin e 5 me shërbim të kufizuar shëndetësor. Kur kthehet qendra shëndetësore në rrugën Irfan Tominit”, tha Braçe.