Home Blog Page 2

Mblidhet Kuvendi, në fokus reforma territoriale dhe interpelanca me Lamallarin

0

Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë një seancë plenare këtë të martë, më 3 shkurt 2026, në orën 10:00. Nga burime thuhet se Partia Socialiste mund të heqë nga rendi i ditës çështjet që lidhen me prishjen e formulës së barazisë dhe heqjen e bashkëkryetarit për Reformën Territoriale, të cilat ishin planifikuar për votim në seancën plenare të ditës së sotme.

Një ditë më parë, deputetët e opozitës shprehën kundërshtimin ndaj vendimit të PD-së për bojkot, duke theksuar dëshirën për të marrë pjesë në komision dhe për të diskutuar propozimet e tyre lidhur me reformën. Po në të njëjtën ditë, PD braktisi mbledhjen për reformën, e cila përbënte edhe afatin e fundit të mazhorancës për të vendosur mbi rikthimin e procesit në komision.

Në rendin e ditës përfshihet edhe një interpelancë me ministrin e Drejtësisë, Besfort Lamallari, kërkuar nga deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, për të sqaruar rekomandimet e Avokatit të Popullit lidhur me trajtimin e ish-presidentit Ilir Meta, i cili ndodhet në qeli.

Rendi i ditës së seancës plenare përfshin një interpelancë me Ministrin e Drejtësisë, Besfort Lamallari, ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare për financimin e projekteve të bashkëpunimit ndërkufitar dhe programeve Interreg/IPA me Francën, Kosovën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, projektligjin për ndryshime dhe shtesa në ligjet që rregullojnë barnat narkotike dhe lëndët psikotrope, projektligjin për mbrojtjen nga diskriminimi dhe parandalimin e konfliktit të interesave në funksionet publike, projektvendimin për ngritjen e Nënkomisionit për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe për ndryshime në Komisionin e Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale, si dhe diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

Skema mashtruese për kredi online, zëdhënësi i Policisë së Shtetit: Qytetarët të tregojnë kujdes!

0

Policia e Shtetit ka paralajmëruar qytetarët për një skemë mashtruese që synonte marrjen e kredive online, por fatmirësisht nuk ka pasur persona të prekur.

Zëdhënësi i Policisë së Shtetit, Genti Mullaji, deklaroi në “Kohë Reale” se Drejtoria e Krimit Kibernetik ka ndërhyrë në kohë duke parandaluar pasojat e mundshme.

“Nuk është prekur asnjë qytetar nga kjo skemë mashtrimi sepse Drejtoria e Krimit Kibernitik ka ndërhyrë në kohë. Nuk ka persona që kanë bërë denoncim. Një hajdut interneti piketon ato kërkesa që ka më shumë komuniteti. Te posta, të gjithë bëjnë një blerje online, sidomos blerjet online janë tmerr. Edhe te kredia sepse e kanë të lehtë pasi ka qytetarë me kushte të vështira ekonomike dhe kërkojnë kredi pa plotësuar shumë kushte dhe në fillim i duket e lehtë për ta marrë kredinë dhe bien pre e këtij mashtrimi,” tha Mullaji.

Ai shtoi se skemat e mashtrimit nuk janë rastësore, por të studiuara mirë nga autorët, të cilët shfrytëzojnë dobësitë digjitale të qytetarëve.

“Analiza e riskut ka nxjerrë që nuk ka një kategori të caktuar qytetarësh, por pre e këtyre bien ata që nuk kanë njohuri digjitale. Nuk ka një target moshe. Ata e studiojnë mirë tregun dhe ndërhyjnë për të mashtruar,” theksoi Mullaji.

Policia u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes ndaj ofertave të dyshimta për kredi apo blerje online, duke verifikuar gjithmonë burimin dhe sigurinë e platformave ku kryejnë transaksione

“Epstein” trondit Ballkanin: Trafik organesh nga Maqedonia, trutë e 1000 personave u trafikuan nga Shkupi drejt SHBA-së

0

Dosja Epstein ka tronditur jo vetëm Amerikën, por edhe Ballkanin, teksa ka zbuluar emra të përfshirë, mes tyre edhe zyrtarë të fuqishëm. Por, këtë herë janë zbuluar detaje të tjera nga Ballkani në dosjen famëkeqe.Konkretisht, janë zbuluar akuza tronditëse për përfshirje të mundshme të një shtetasi të Maqedonisë, profesor në Universitetin e Kolumbias, në eksportimin e trurit të njerëzve nga Maqedonia e Veriut me qëllim fundor, eksperimente shkencore në Shtetet e Bashkuara.

Këto zbulime kanë ardhur pas zbulimit të një emaili të dartës 5 shkurt 2019, me titull: Ilaçi 50-vjeçar që mund të zgjidhë krizën e vetëvrasjeve në Amerikë, të dërguar me datë 5 shkurt 2019-të, me emër dërguesi dhe marrësi të censuruar, thuhet se nga Maqedonia kanë mbërritur në SHBA rreth 1000 tru njerëzish, disa prej tyre nga persona që kanë kryer vetëvrasje.

Bëhet fjalë për një email, në të cilin diskutohen kërkime që lidhen me shkaqet dhe aspektet biologjike të vetëvrasjeve, ndërsa lidhur me eksportimit e trurit të njerëzve nga Maqedonia e Veriut drejt SHBA, një anëtar i fakultetit të Universitetit të Kolumbias ka ndihmuar në të gjithë këtë proces. Gjithashtu, në dokumente përmenden gjithashtu shkencëtarë nga disa universitete të njohura amerikane, duke përfshirë Pittsburgh, Columbia, New York dhe Yale.

Në pjesën për Maqedoninë, thuhet se “vendi i vogël ballkanik siguron “material” referuar organit të trurit tek njerëzit. Mësohet se organet janë dërguar menjëherë pas heqjes, ndërkohë që hetimi nuk përmban asnjë informacion nëse familjet e të ndjerëve dhanë pëlqimin e tyre për një përdorim të tillë të organeve, as nëse institucionet shtetërore ishin në dijeni ose dhanë leje për një lëvizje të tillë.

Organet janë transportuar me aeroplan nën eskortë speciale dhe u dërguan me anije në Shtetet e Bashkuara. Atje, ata kanë përfunduan në kuti speciale, të shënuara me kode, sipas anës së trurit dhe datës së marrjes, pa specifikuar vendin ku organet i nënshtroheshin më pas procedurave eksperimentale.

Grupi i PD debat për bojkotin e komisioneve, tërhiqet Berisha: Vendimin final e merr kryesia

0

Duket se vendimi i opozitës për të bojkotuar komisionet, ka përçarë grupin e Partisë Demokratike.

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit parlamentar Berishës i kanë dalë kundër disa deputetë për vendimmarrjen e bojkotit të reformave.

Bëhet fjalë për Bledjon Nallbatin, Xhelal Mziun, Oerd Bylykbashin, Ina Zhupën, Tritan Shehun dhe Arjan Ndojën, të cilët kanë deklaruar se duhet të merret pjesë në komisione për reformat

Në këto kushte Berisha është shprehur se do jetë kryesia që do marrë vendimin final.

Sot ishte afati i fundit që opozita të merrte pjesë në komisione, dhe pas vendimit të bojkotit, të martën në seancë plenare do të diskutohet kërkesa e grupit parlamentar socialist për  për ndryshimin e përbërjes të këtij komisioni dhe heqjen e paritetit të opozitës në drejtim.

“1 milionë euro shpenzime shtetit shqiptar”/ Veliaj në gjykatë: Grepi më i shtrenjtë se peshku që pretendoni se keni kapur!

0

Në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion u mbyll sot shqyrtimi paraprak i çështjes së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Kjo seancë e sotme me dyer të mbyllura  nuk kaloi pa debate, mësohet se Veliaj ka deklaruar: Një vit burg, dy vite e gjysmë hetime, i ka kushtuar shtetit shqiptar me rroga prokurori, hetues, gjyqtar, logjistikë, roje, transport, administratë, ekspertë, mbi 1 milion euro. Sot është bërë grepi më i shtrenjtë se peshku që pretendoni që keni kapur.

Gjyqtarja Etleva Deda u tërhoq për vendimmarrje, nëse kalon për gjykim apo jo, ndërsa seanca e radhës do të jetë më 9 shkurt

Rruga u hap, po rreziku mbetet, qarkullim i vështirë te kthesat e Dragostunjës pas shembjes së dherave

0

Qarkullimi i automjeteve në aksin nacional Librazhd- Qaf Thanë këtë të hënë te kthesat e Dragostunjës kryhet me vështirësi, ndërsa vetëm një korsi e gjysmë e rrugës është e hapur pasi një gur i përmasave të mëdha gjendet mbi asfalt.

Ajo që bie në sy, një ditë më pas është mungesa e autoriteteve në vendngjarje për të këshilluar drejtuesit e mjeteve të ulin shpejtësinë.

Ndonëse për më shumë se 10 orë disa mjete të rënda një ditë më parë punuan njëherësh për të shembur skarpatën e dëmtuar dhe për ta bërë rrugën të hapur për drejtuesit e mjeteve rreziku konstatohet edhe këtë të hënë. Në korsinë e bllokuar mjetet e tonazhit të rëndë e kanë të pamundur të shkëmbehen.

Një banor i zonës Safet Duka i cili i shpëtoi mrekullisht masivit të rënë në rrugë tregon për momentet që mund t’i kishin marrë jetën së bashku me nënën e tij.

Ai kërkon dëmshpërblim nga firma që mirëmban rrugën pasi mjeti i tij është dëmtuar nga gurët e parë që u shkëputën nga mali por edhe marrjen e masave nga autoritetet që të rikthejnë sigurinë në rrugë.

Të dielën, Kreu i Autoritetit Rrugor Ami Kozeli mohoi që shkak i shembjes së masivit të jenë bërë punimet që po kryhen për zgjerimin e koridorit të VIII, por është fakt se shumë pranë segmentit të dëmtuar shihen mjetet që po punojnë për gjurmën e re të rrugës.

Sakaq ambjentalistët po shprehin shqetësimin e tyre për mbetjet e hedhura në lumin Shkumbin.

I doli emri në dosjen “Epstein” në SHBA, Jahjaga: Ja si e kam njohur!

0

Ish-Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ka reaguar pas daljes në medie të emrit të saj në lidhje me dosjen Epstein.

Në rrjetet sociale ajo shprehet se nuk ka pasur asnjë kontakt me personin në fjalë.

Deklarata e Atifete Jahjagës:

Raportimet mediatike për “lidhjen time” me dosjen “Epstein” janë tërësisht të pabaza dhe të pavërteta.

Si Presidente e Republikës së Kosovës nuk kam pasur asnjëherë njohje, takim apo çfarëdo lloj kontakti me personin në fjalë.

Përmendja e emrit tim nga mediat me rastin e dokumenteve të publikuara së fundmi lidhet vetëm me një korrespondencë elektronike të palëve të treta, e cila nuk përbën dhe nuk dëshmon asnjë takim, njohje apo lidhje personale me mua. Emri im askund nuk përmendet në asnjë lloj dokumenti të publikuar.

Në këtë email te palëve të treta permendet Presidenti i Kosovës, por nuk është e qartë cili, dhe nuk permendet kerkesa per takim në emër të tij apo të saj.

Çdo raportim ndryshe është insinuate dhe mashtrim i opinionit, siç mund te verehet lehtë nga dokumentet.

Kërkoj që ky sqarim të jepet në mediat të cilat e kanë lakuar emrin tim, sidomos meqenëse as nuk e kam njohur, as takuar dhe as nuk kam kërkuar takim me personin në fjalë në asnjë pozitë që kam mbajtur deri më tani.

DEBATE në gjyqin Veliaj/ Kryebashkiaku i kthehet gjyqtares: Meqenëse ju s’po më dëgjoni, po largohem!

0

Në GJKKO po mbahet seanca paraprake në ngarkim të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa dhe të personave të tjerë.

Veliaj është larguar nga salla e gjyqit me pretendimin se nuk është dëgjuar nga trupi gjykues: Meqenëse ju s’po më dëgjoni, po largohem.

Avokatja kryesisht Valentina Teodoresku ka kërkuar shtyrje te seancës pasi nuk ka arritur që të konsultojë me Veliajt të gjitha aktet hetimore.

Këtë kërkesë avokatja e argumentoi duke thënë se taksia e priti vetëm 1 orë në qendrën e paraburgimit në Durrës dhe nuk pati më shumë kohë në dispozicion.

Kërkesa nuk është marrë parasysh nga gjyqtarja e çështjes Etleva Deda ndërsa Veliaj ka kërkuar përjashtimin e saj pasi i mohoi të drejtën të mbrohej efektivisht.

Ndërkohë seanca nuk është ndërprerë teksa po vijohet me konkluzionet përfundimtare të palëve të tjera.

Për gjykim është dërguar edhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, si dhe 28 persona e shoqëri të tjera, pjesë e dosjes “Veliaj”.

SPAK ka renditur ndaj Veliajt 13 akuza, të tilla si korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve në burg.

Shumica e akuzave është ajo e korrupsionit pasiv e kryer në 9 raste, në raport me disa kompani për të cilat SPAK thotë se ka marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.

Edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, akuzohet nga SPAK për korrupsion pasiv në 9 raste në lidhje me subjekte tregtare dhe organizata jofitimprurëse, njëjtë si Erion Veliaj.

Gjithashtu, Xoxa akuzohet edhe për pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe fshehje e të ardhurave. Biznesmenët akuzohen për korrupsion aktiv të funksionarëve të lartë shtetëror ose të zgjedhurve vendorë, fshehje të ardhurash dhe pastrim parash.

Ish-deputetja Klotilda Bushka akuzohet për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, kurse Fatjon Baci është gardiani i burgut të Durrësit, i cili i dha telefonin Erjon Veliaj gjatë transferimit të tij nga qelia në gjykatë, në dy raste.

“2500 euro për t’i çuar në Itali”, arrestohet 41 vjeçari maqedonas që transportonte emigrantë, shpallet në kërkim “koka”

0

Policia e Tiranës ka finalizuar fazën e pestë të operacionit të koduar “Relay”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestua një shtetas maqedonas që transportonte emigrantë të cilët synonin të kalonin ilegalisht në shtetet e BE-së.

Gjithashtu u identifikua organizatori i këtij rasti, i cili dyshohet se iu ka marrë emigrantëve nga 2500 euro me premtimin se do t’i transportonte në Itali.

|”Gjatë operacionit u vu në pranga shtetasi maqedonas, J. N., 41 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi M. A., 33 vjeç, banues në Durrës.

41-vjeçari u kap në flagrancë, në aksin rrugor “Kashar-Thumanë”, teksa transportonte 2 emigrantë. Ndërkaq, nga hetimi dyshohet se 33-vjeçari iu ka marrë secilit prej emigrantëve, 2500 euro, me premtimin se do të mundësonte transportimin ilegal të tyre, në Itali.

Punohet për kapjen e shtetasit M. A. Gjithashtu, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon hetimi për të identifikuar dhe për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast”, njofton policia.

Kamioni në Vlorë del nga rruga dhe përfundon në zonën e plazhit, shoferi në gjendje të rëndë

0

Një kamion ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në zonën e plazhit, në vendin e njohur si Kalaja, në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, para pak çastesh.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se automjeti ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë ose një defekti në sistemin e frenimit.

Si pasojë e aksidentit, shoferi i kamionit është plagosur rëndë dhe është transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhen forcat e Policisë Rrugore dhe shërbimi zjarrfikës, të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Drejtuesi Përparim Kapaj 62 vjeç në gjendje të rëndë.