TË FUNDIT

Mblidhet Kuvendi, në fokus reforma territoriale dhe interpelanca me Lamallarin

Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë një seancë plenare këtë të martë, më 3 shkurt 2026, në orën 10:00. Nga burime thuhet se Partia Socialiste mund të heqë nga rendi i ditës çështjet që lidhen me prishjen e formulës së barazisë dhe heqjen e bashkëkryetarit për Reformën Territoriale, të cilat ishin planifikuar për votim në seancën plenare të ditës së sotme.

Një ditë më parë, deputetët e opozitës shprehën kundërshtimin ndaj vendimit të PD-së për bojkot, duke theksuar dëshirën për të marrë pjesë në komision dhe për të diskutuar propozimet e tyre lidhur me reformën. Po në të njëjtën ditë, PD braktisi mbledhjen për reformën, e cila përbënte edhe afatin e fundit të mazhorancës për të vendosur mbi rikthimin e procesit në komision.

Në rendin e ditës përfshihet edhe një interpelancë me ministrin e Drejtësisë, Besfort Lamallari, kërkuar nga deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, për të sqaruar rekomandimet e Avokatit të Popullit lidhur me trajtimin e ish-presidentit Ilir Meta, i cili ndodhet në qeli.

Rendi i ditës së seancës plenare përfshin një interpelancë me Ministrin e Drejtësisë, Besfort Lamallari, ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare për financimin e projekteve të bashkëpunimit ndërkufitar dhe programeve Interreg/IPA me Francën, Kosovën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, projektligjin për ndryshime dhe shtesa në ligjet që rregullojnë barnat narkotike dhe lëndët psikotrope, projektligjin për mbrojtjen nga diskriminimi dhe parandalimin e konfliktit të interesave në funksionet publike, projektvendimin për ngritjen e Nënkomisionit për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe për ndryshime në Komisionin e Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale, si dhe diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat