9.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024

TË FUNDIT

VIDEO/ “O shpirti mamit”, nëna e 26-vjeçarit që vrau partneren ganeze dhe u vetëflijua shpërthen në britma

Nëna e Klinton Pirës, 26-vjeçarit që qëlloi me thikë partneren e tij ganeze dhe më pas u vetëvra duke u hedhur nga kati i tetë i pallatit në Tiranë ka shpërthyer në lot pranë vendit ku ndodhi ngjarja. ABC ka siguruar video kur ajo thërret mes lotësh.

“O joo, o shpirt i mamit, çfarë ka ndodhur”?

Pira qëlloi 31-vjeçaren me thikë dhe gjatë kohës kur kjo e fundit zbriti poshtë për të kërkuar ndihmë ai u hodh nga kati i tetë duke gjetur vdekjen. Ndërsa e plagosura u dërgua në spital për të marrë ndihmën mjekësore por nuk mund t’u mbijetojë plagëve.

Nuk dihen shkaqet që e kanë shtyrë të riun nga Dibra të ndërmarrë aktin ekstrem që solli në fund si “Romeo dhe Zhuljeta” të historisë së tij të dashurisë me 31-vjeçaren ganeze me nënshtetësi franceze

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat