22.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024

TË FUNDIT

43-vjeçarit ‘i ikën truri’, pasi i bën presion gruas dhe djalit të mitur, hedh orenditë shtëpiake nga kati i 5-të

Një 43-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj gruas së tij dhe djalit të mitur. Më pas ai ka hedhur sende dhe orendi shtëpiake nga ballkoni i katit të pestë.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin B. B., 43 vjeç, banues në Lushnjë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij, shtetases A. P., 39 vjeçe, si dhe ndaj djalit të tij të mitur 13 vjeç.

Gjithashtu, ky shtetas ka hedhur nga ballkoni i katit të pestë ku banonte, disa sende dhe orendi shtëpiake, duke dëmtuar automjetet tip “Benz” dhe “Nisan”, në pronësi të shtetasve K. Rr dhe I. N., të cilët ishin të parkuar poshtë pallatit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat