20.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Prill, 2024

TË FUNDIT

Dëshmia e të plagosurit nga përplasja mes grupeve rivale te ‘Lungomarja’

Personi që mbeti i plagosur me plumb në këmbë në momentin që nga dy makina qëllohej me breshëri automatiku, është Dajko Cenodemaj, një burrë që po pinte kafe me shokët në një lokal pranë përplasjes së armatosur.

Ai ka marrë mjekim në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në një prononcim për gazetarët ai tregon atë se çfarë pa me sytë e tij.

“Po pija kafe me tre shokë. Dëgjuam të shtënat përballë nesh. Ne thamë se ishin fishekzjarrë, kur e pamë që ishin armë, qëlloheshin nga të dyja krahët. Edhe nga fuoristrada, edhe ata të tjerët, pastaj po vinin edhe në këmbë disa djem. U futëm të gjithë brenda. Kur u futëm brenda pash gjakun që po më rridhte nga këmbët, aty shoh që kisha marrë plumb në këmbë. Më mori një shokë me makinë me solli në spital”, shprehet Dajko Cenodemaj.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat