9.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024

TË FUNDIT

Rudina Hajdari këtë herë parashikon të ardhmen

Deputetja e opozitës parlamentare Rudina Hajdari deklaroi se Lulzim Basha do të detyrohet të japë dorëheqjen në momentin që do të tentojë firmosjen së ‘’Paktit Kombëtar’’ me kryeministrin Rama.

Këtë parashikim deputetja Hajdari e bëri në një status në Facebook.

“Duhet një “shkollë politike” për kryetarët e partive kryesore mbi ndryshimin e sistemit në mënyrë që të bien me këmbë në tokë.

Marrëveshja nuk e shpëton dot këtë herë opozitën joparlamentare. Deri tani Kryetari i Partisë Demokratike duhet të kishte dhënë dorëheqjen 2 herë, dhe me këtë marrëveshjen tjetër që kërkon të bëjë me Ramën me anë të “Platformës Kombëtare” (pa realizuar asnjë objektivë deri tani) do jetë e treta e vërteta. Sepse demokratët nuk kanë ndërmend ta bëjnë Edi Ramën, të pavdekshëm”, shkruan Hajdari.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat