21.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Prill, 2024

TË FUNDIT

Zbardhet ngjarja/ Policia po e ndiqte, makina përplasi postbllokun dhe Autoshkollën, dyshohet se…

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja që tronditi vendin pak minuta më parë në Krastë të Elbasanit, ku tre automjete janë përfshirë në një aksident.

Burime bëjnë me dije se një makinë, e cila ka qenë në ndjekje nga ana e policisë, ka pëplasur postobllokun e vendosur në zonën e Krastës, duke lënë të plagosur të paktën tre persona, mes tyre dhe punonjës policie.

Në aksident është përfshirë dhe një autoshkollë, e cila dyshohet se ka qenë rastësisht aty dhe nuk ka pasur lidhje me ngjarjen.

Dyshohet se në këtë ngjarje me prapavijë kriminale, të ketë qenë dhe një mjet tjetër i përfshirë, që është larguar me shpejtësi nga vendngjarja. Pikërisht ky mjet dyshohet të ketë plagosur dhe punonjësin e policisë.

Në vendin e ngjarjes ndodhet dhe prokuror Ritvan Sukaj.

Vijon…

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat