13.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024

TË FUNDIT

Ed Sheeran bën gjestin e veçantë për spitalin ku u trajtua gjyshja e tij e ndjerë

Ed Sheeran ka dhuruar 10 mijë paund për spitalin që kujdesej për gjyshen e tij të ndjerë. Këngëtari 29-vjeçar dhuroi shumën e caktuar për spitalin Aldeburgh për të blerë instrumente muzikore për pacientët me nevoja të veçanta.

Donacioni u krye nga Fondacioni Framlingham Trust, që u krijua për t’ju ardhur në ndihmë shkollave në vendin e tij të origjinës, Suffolk. Kujtojmë që pak kohë më parë, artisti me famë botërore dhuroi një shumë prej 200 mijë paundësh, për shkollën ku ai studioi dhe njohu gruan e tij, Cherry Seaborn.

Këngëtari ka ndihmuar për të blerë pajisje për departamentin e muzikës, artit, shkencës si dhe kompjutera të rinj. Krijuesi i hitit “Perfect” është siguruar të kontribuojë para dhe për mjedisin, duke shpenzuar qindra mijëra paund për të ndërtuar pyllin e tij të shtrirë në Suffolk me vlerë 3.7 milion £

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat