9.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024

TË FUNDIT

Shkatërrohet nga forcat ruse muzeu shekullor Arkhip Kuinzhd

Nuk ndalen sulmet ruse në Ukrainë. Sipas mediave të huaja bëhet me dije se Rusia ka shkatërruar një nga objektet e artit, më saktësisht, Muzeun e Artit Arkhip Kuinzhdi që daton nga viti 1902.

Lajmin për sulmin dhe shkatërrimin e muzeut e ka konfirmuar Qendra për Komunikime Strategjike dhe Siguri të Informacionit nën Ministrinë e Kulturës dhe Politikës së Informacionit të Ukrainës përmes një postimi në rrjetin social Tëitter.

“Në Mariupol, pushtuesit shkatërruan Muzeun e Artit Arkhip Kuindzhi, duke goditur ndërtesën e vitit 1902 me një bombë ajrore. Sipas Historisë Lokale, brenda nuk kishte piktura origjinale të Kuindzhit, por veprat e artistëve të tjerë ukrainas, të ekspozuara në muze, u shkatërruan. Ndalu Rusi”, shkroi në njoftimin e tij institucioni ukrainas.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat