9.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024

TË FUNDIT

A duhet të dorëhiqej Lulzim Basha? Tomor Alizoti bën deklaratën: Unë nuk mbështes asnjë

Tomor Alizoti ka dhënë opinionin e tij për News24 nëse Lulzim Basha duhet ta japë apo jo dorëheqjen.

Deputeti i zgjedhur theksoi se kandidatët për kreun e PD-së po fokusohen më shumë tek cilësitë personale që ka secili prej tyre dhe jo tek programi apo idetë për të drejtuar këtë parti.

Pjesë nga intervista në News24:

A duhet të dorëhiqej zoti Basha?

Kjo është zgjedhja e tij. Nuk kam qenë dakord që kjo të zhvillohej kaq herët (zgjedhjet në PD të zhvilloheshin herët). Mendoj se ishte shumë shpejt. Kjo garë ishte shpejt. Gara ka filluar dhe unë thash një gjë që dua. S’po shoh diskutime mbi ide, vizion apo alternativa, por fjalime mbi cilësi personale. Një parti, si PS-ja, nuk është më e majtë. E majta objekt të saj ka klasën punëtore. PS është ultra-liberalë. Është parti e cila shtyp më shumë shtresat në nevojë. Dua që PD të jetë parti e djathtë, me konceptet e saj. Këtë quaj garë, kur njerëzit shprehin vizionin.

Ju mbështesni zotin Basha?

Jo unë nuk mbështes asnjë. Ku e lexuat ju? Dikush do e lexonte ndryshe. Nuk më pëlqen zbehja e manipulimit për të fituar kredo personale. Kjo nuk më pëlqen fare. Zgjedhjet në Shqipëri janë manipuluar fuqishëm.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat