20.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Prill, 2024

TË FUNDIT

“A i pëlqen dhëndri shoqërisë së nuses?” Moderatorja shqiptare flet për raportin Einxhel-Dj DAGZ, ja ç’mendon Fjoralba Ponari

Einxhel dhe Dj Dagz janë dy nga banorët më të përfolur të “Big Brother Vip” dhe të gjithë presin që shumë shpejt t’i shohin çift.

Arbri (Dj Dagz) u kthye në shtëpi vetëm për Einxhelin pas eliminimit.

“Një ndër arsyet pse u ktheva ishte Einxhel. Nuk kam besuar që do mërzitej aq shumë për largimin tim”, deklaroi ai.

Mirëpo, miqtë e Einxhel jashtë shtëpisë gjithnjë e kanë komentuar situatën që po ndodh brenda dhe e kanë shfaqur hapur mendimin e tyre.

E fundit ka qenë Fjoralba Ponari ajo që ka komentuar raportin e shumëpërfolur mes mikes së saj dhe Arbrit.

Duke iu përgjigjur një pyetje nga ndjekësit, nëse shoqërisë së nuses i pëlqen dhëndri ajo u përgjigj:

“Për dhëndër s’di të them se pak shpejt dhe rrethanat janë shumë jo normale, ndaj vetëm koha do e tregojë…porrr si shoqëri e vlerësojmë pafund mbështetjen dhe ngrohtësinë që po i ofron Einxhelit aty brenda.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat