9.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024

TË FUNDIT

A po mbron interesat e LSI? Ja ç’thotë Ilir Meta nga Vlora: Rama më zgjodhi vetë President

Presidenti Ilir Meta ka bërë një deklaratë nga Vlora ku thotë se Rama dhe qeveria e tij e kanë mashtruar banorët e Selenicës

Meta, duke iu referuar akuzave të Ramës se po bën fushatë për LSI-në, tha se një gjë e tillë është e vërtetë pasi ishte vetë Rama ai që e zgjodhi President.

I bëj apel gazetarëve në Tiranë, dhe pronarëve të mediave, që të mos keqshfrytëzojnë pa mëshirë. Të kenë më shumë respekt për publikun, për qytetarët. Të mos i referohen shpifjeve që dalin nga zyra e kryeoligarkut, me të vetmin qëllim, për të zgjatur agoninë e një regjimi që bazohet te gënjeshtrat, te një grup oligarkësh. Nga Vlora, ju siguroj se më 5 prill Shqipëria do t’i takojë shqiptarëve dhe jo oligarkëve. Lidhur me çështjen e Selenicës, ka qenë një komunitet që ka ardhur te unë, pastaj jam kthyer, e vërteta është që ata janë mashtruar shumë rëndë. Unë jam i gatshëm të shkoj edhe me përfaqësues të qeverisë, dhe ta sqaroj si është e vërteta. Edhe në Radhimë jam gati të shkoj, s’kam asnjë problem. Është e qartë që u mashtrua komuniteti i Selenicës, heqja e fondit saudit ishte një kërkesë e qeverisë shqiptare. Për sa i përket çështjes së LSI, kjo është një gënjeshtër se unë jam zgjedhur vetë nga Edi Rama si President i Shqipërisë. Ai vetë ka thënë që askush më mirë se Ilir Meta nuk mund t’i mbrojë kërkesat e opozitës. Kur them opozita s’kam parasysh partitë, është më e gjerë se aq.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat