13.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024

TË FUNDIT

Aksident me vdekje në Kuçovë, kapen dy adoleshentët, policia jep detajet

Mësohet se pas aksidentit të rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në qytetin e Kuçovës, ku vdiq një grua 72-vjeçe dhe u plagos rëndë një 74-vjeçare, policia e Kuçovës ka mundur të identikojë dhe arrestojë autorët, që u larguan nga vendi i aksidentit.

Bëhet me dije se nëpërmjet kamerave të sigurisë të bizneseve përreth vendngjarjes,por edhe nga dëshmitë e banorëve policia mundi të identifikojë dy personat,që ishin në motorr dhe që aksidentuan dy të moshuarat.

Dy minorenët: A. Sado,17-vjeç dhe Er.Tafa,15-vjeç kanë qënë mbi motorin që aksidentoi dy të moshuarat, njëra prej të cilave gjeti vdekjes pas mbërritjes në Spitalin Rajonal të Beratit.

Edhe pse u larguan nga vendngjarja për t’ju fshehur policisë,ata u arrestuan disa orë më vonē dhe tashmë ndodhen në ambjentet e DVP-së Berat, ku po merren në pyetje në lidhje me aksidentin e rëndë.Aksidenti ndodhi mbrëmjen e djeshme në rrugën e varrezave në qytetin e Kuçovës, ku dy të rinjtë me motorr pasi goditën të moshurat,u larguan me shpejtësi.

Njëra prej grave të aksidentuara,72-vjeçarja Leme Mara ndërroi jetë menjëherë pas mbërritjes në Spitalin Rajonal të Beratit,ndërsa e aksidentuara tjetër File Ahmeti,74-vjeçe,u transportua në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak në Tiranë.

Burime nga policia bëjnë me dije se,drejtuesi i motorrit, pasi ka përplasur dy gratë është larguar menjëherë nga vendngjarja.Mësohet se gratë e aksidentuara ishin komshije me njëra-tjetër dhe kishin dalë për të shëtitur në momentin që janë përplasur mbi trotuar nga motorri.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat