9.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024

TË FUNDIT

Aksidentoi këmbësoren dhe u largua menjëherë nga vendngjarja, Policia jep njoftimin, ja ç’ndodhi

Një 22-vjeçar aksidentoi një këmbësore dhe u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes, por disa orë pas ngjarjes së rëndë policia ka bërë të mundur arrestimin e tij.

Njoftimi i policisë:

“Mat

Aksidentin me mjet një shtetase, dhe largohet nga vendi i aksidentit, por identifikohet dhe arrestohet drejtuesi i mjetit.

Nga specialistët e qarkullimit rrugor në DVP. Dibër, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: R. N., 22 vjeç, banues në Burrel.

Arrestimi i tij u bë pasi duke qarkulluar me mjetin tip “Mercedez Benz”, në afërsi të ‘Turizmit’ , Burrel, ka përplasur një këmbësore, e cila pas ndihmës së parë mjekësore është larguar për në banesë.

Pas përplasjes, drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i aksidentit por pas disa orë punë intensive është bërë i mundur identifikimi i mjetit dhe më pas kapja dhe arrestimi i drejtuesit të mjetit.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Mat, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”“.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat