9.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024

TË FUNDIT

‘Babale’ / Rrëfehet Alizoti: Skenarin e bëri Salianji, sekser drejtori i Bashës, lekët i prisja te ish-truproja e Berishës

Sot në gjykatë po zhvillohet seanca e radhës për dosjen Babale, ku është marrë i pandehur edhe Fredi Alizoti për akuzën e kallëzimit të rremë pasi tek audio-përgjimi pati rolin për të bërë zërin e Agron Xhafës vëllait të ish ministri Fatmir Xhafa. Report Tv zbardh dëshminë e Alizotit në gjyaktë në seancën së sotme.

Dëshmia në gjykatë
Gjykata: Sa ishte shuma që iu premtua për atë veprimin, dhe për çfarë?

Fredi Alizoti: 200 mijë euro për regjistrimin që do të bëhej. Unë kam bërë aty zërin e Agronit, lekët do të mi jepte Ervin Salianji. Mua nuk mu dha shuma dhe prandaj kam bërë kallëzim penal. Regjistrimin e dërguam tek zyrat e PD te Ervin Salianji, do e përdorte për qëllime politike për të goditur Xhafajn.

Gjykata: Biseduat nëse do i merrnit lekët?

Fredi Alizoti: Po por unë nuk i mora. Në atë kohë kam ndenjur te Sali Lusha për lekët. Na thonin jo sot jo nesër. E kanë veshur me mjekër e paruke Albert Veliun. Për ta dërguar në Kosovë, më ka thënë kamarieri të PD-ja. Unë do merrja 100 mijë euro. Se paratë do ndaheshin. Mu dukën shumë dhe thash hajt se po e bej. Albert Veliu ka numrat e gjysmave të biznesmenëve në  Tiranë.

Avokati Ledio Braho: Kur e ndatë mes jush që të bënit regjistrimin?

Fredi Alizoti: Në janar dhe do merrja 100 mijë unë dhe Albert Veliu. Përveç vlerës monetare Albert Veliu kishte edhe përfitimin për azil politik. Mendoj se ai i ka marrë shumën e parave që u ra dakord. Më mbajti në ajër. Mori vetë azil dhe iku e mua me la në ajër. Albert Veliu nuk ka qenë korrekt me mua.

Gabimi im më i madh dhe faji im është që nuk e regjistrova dhe ta shihnit që cfarë më ka thënë. Se do imitoja zërin e Agron Xhafës e ka ditur vetëm një shoku im nga Elbasani (Çelnik Biba rri në Tiranë). Nuk ia kam idenë fare për çfarë ka thënë Rama jam me tetë klasë shkollë.

Te PD-ja jam takuar me Ervin Salianjin dhe Gazment Bardhin. Kanë qenë edhe disa persona të tjerë. Kam folur në telefon një herë me Ervin Salianjin me vonë nuk ma ka hapur. Përherë kam folur me Florenc Hoxhën, nuk kisha pse të flisja me njeri tjetër. Hoxha ishte sekseri i Salianjit për regjistrimin që bëmë ne. I kam thënë edhe Sali Lushës e një shokut tim pasi doli video ca të marrim të marrim. Dhe do i ndajmë të tre.

Ndihem i rrezikuar nga Ervin Salianji dhe njerëzit e PD-së. Po shihja lëvizjet por jo se më kanë bërë presion. E ndjeja rrezikun se në këtë vend ca nuk po bëhet. Ata më lanë takim që filan ditë në 12 të natës do vish të marrësh lekët. Kjo gjë dhe ky orar nuk më pëlqeu.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat