9.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024

TË FUNDIT

Banorët e kombinatit boshatisin pallatin, ndihen të kërcënuar

Një kompleks i tërë pallatesh të vjetra në zonën e Kombinatit, pas shkollës “Musine Kokalari”, është boshatisur nga banorët për shkak të dëmtimit të strukturës nga tërmeti i fundit.

Pallatet ishin dëmtuar që me tërmetin e 21 shtatorit, por siç thonë vetë banorët, inxhinierët u kishin thënë se ka vetëm dëme në suva dhe jo strukturë.

Tashmë banorët kanë mbetur në rrugë. Ata nuk futen dot në banesa as për të marrë rroba nga frika. E vetmja gjë që kërkojnë nga autoritetet është të dërgojnë një grup ekspertësh që të verifikojnë nëse banesat e tyre janë të banueshme apo jo, janë të sigurta për të jetuar në to apo jo.

Ne kërkojmë të ngrihet një grup inxhinierësh të vinë dhe verifikojnë gjendjen, pallati është i banueshëm apo jo, mos të rrezikojmë dhe ne. Nuk duam të pësojmë fatin e Durrësit. Këtu nuk rri më njeri. Ne kërkojmë nga autoritetet të na thonë ky pallat është i banueshëm apo jo. Nuk mund të vijë vetëm Agron Hysenlliu me një çekiç dhe ti bjerë suvasë. Tullat kanë lëvizje, sa siguri ka? Kërkojmë një verifikim”-shprehet një bankre e zonës .

 

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat