9.5 C
Tirana
E premte, 26 Prill, 2024

TË FUNDIT

Çokollata e famshme zvicerane bëhet “hallall”, plas debati

Ekstremistët e djathtë të Evropës kanë bërë thirrje për një bojkot masiv të çokollatës së famshme Toblerone, pasi zbuluan se ajo është certifikuar si një produkt “hallall”.

“Hallall” është një fjalë arabe që tregon se një ushqim apo shërbim është i lejueshëm sipas islamit. Ajo përjashton ushqimet që përmbajnë mish derri ose alkool dhe kërkon që kafshët të theren nga një mysliman me një prerje në fyt.

Toblerone nuk ka ndryshuar recetën e saj, por disa komentatorë online e kanë marrë keq lajmin pasi fabrika në Bernë, Zvicër, lëshoi një certifikatë “hallall” në prill.

Zëdhënësi federal i partisë nacionaliste AfD në Gjermani pretendon se kjo tregon “islamizimin” e Evropës.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat