9.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024

TË FUNDIT

Del në ankand fustani që Amy Winehouse veshi në performancën e saj të fundit

Fustani që Amy Winehouse veshi për performancën e saj të fundit është një nga koleksionet e sendeve personale të këngëtares së ndjerë që do të dalë në ankand.Sipas The Sun, mini-fustani me simbole, me një ngjyrë të bardhë dhe të zezë i kombinuar me detaje të luleve, pritet të kushtojë 14,500 paund. Ami e veshi atë në një festival në Beograd, Serbi, ku u duk e dehur për të performuar.Një muaj më vonë, në korrik 2011, këngëtarja ndërroi jetë në moshën 27-vjeçare në Londër.Gjithashtu pritet të shitet një kuletë dore, sytjena, skica dhe sende të tjera personale të artistes. Të gjitha të ardhurat do të shkojnë drejt fondacionit të ngritur në kujtesën e Amy nga prindërit e saj, për të ndihmuar të rinjtë me probleme të varësisë.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat