18.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Prill, 2024

TË FUNDIT

Dështon tentativa për grusht shteti në Gabon

Tentativa për grusht shteti sot në Gabon ka dështuar, pasi një grup komandantësh ushtarakë u vunë zyrtarisht nën kontroll, ka bërë të ditur një zëdhënës i qeverisë.

Sipas një zëdhënësi të qeverisë, tashmë situata politike në Gabon është nën kontroll.

“Funksionon qeveria, institucionet po funksionojnë”, tha Guy-Bertrand Mapangou për France 24.

Ai i tha Reuters më herët se katër nga pesë komandantët që ishin në stacionin e radios shtetërore u ndaluan.

Në stacion, komandantët deklaruan pakënaqësi me presidentin Ali Bong, i cili po shërohet nga një sulm në tru në Marok.

“Fjalimi i Bong për Vitin e Ri ka rritur dyshimet në aftësinë e presidentit për të vazhduar përmbushjen e detyrimeve të tij”, tha nënkoloneli Kelly Ondo Obiang, i cili u shfaq si komandant i Gardës Republikane dhe kreu i Lëvizjes Patriotike të Mbrojtjes dhe forcave të sigurisë të Gabon.

Ondo Obiang ka thënë se grusht-shteti u bë kundër “atyre që në mënyrë qyqare vranë fshatarët e tyre të rinj më 31 gusht 2016”, duke iu referuar dhunës që shpërtheu pasi Bongo u shpall fitues i zgjedhjeve të diskutueshme.

Bongo, 59-vjeç, u shtrua në spital në tetor në Arabinë Saudite pas një sulmi në tru. Që nga nëntori, ai është për trajtim në Marok. Në një fjalim të Vitit të Ri, ai rrëfeu problemet e tij shëndetësore, por gjithashtu tregoi se po shërohej. Një pjesë e fjalës ishte e pashpjegueshme dhe ai nuk e lëvizte dorën e djathtë, por përveç kësaj, ai dukej se kishte një shëndet të mirë.

Familja e tij e ka qeverisur këtë shtet të pasur me naftë për pothuajse gjysmë shekulli. Bongo u rizgjodh në krye të vendit më 2016, por u shoqërua me akuza për mashtrime dhe protesta të dhunshme.

Bashkimi Evropian pretendoi se gjeti parregullsi gjatë votimit në krahinën e Haut-Ogooue, e cila njihet si bastioni i Bong, në të cilën ai fitoi 95 për qind të votave, me një pjesëmarrje prej 99.9 për qind./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat