9.5 C
Tirana
E premte, 26 Prill, 2024

TË FUNDIT

Digjen arat e mbjella me grurë, autoritetet: Dyshohet e qëllimshme

Arat e mbjella me grurë po digjen në Kosovë. Sipas institucioneve shkak është bërë dora e njeriut.

Këto janë zjarret të cilat u shkaktuan të enjten mbrëma në komunën e Lipjanit.

Tokat të cilat ishin të mbjella më grurë po digjen pas korrjes. Një ditë pas zjarrit, tymi këtu po del ende për shkak të temperaturave të larta.

E raste të tilla janë shpeshtuar këto ditë në vend.

Sipas shefit të zjarrfikësve në Komunën e Lipjanit këto po shkaktohen nga vetë qytetarët.

Tutje Rrustemi tha që gjatë 24 orëve të fundit kanë pranuar 9 thirrje për zjarre të shkaktuara nga dora e njeriut.

Sipas shefit ndezja e zjarreve me qellim është shumë e rrezikshme në këtë periudhë, për shkak të temperaturave të larta dhe thatësisë së arave.

Menaxhimi i kësaj situatë sipas Rrustemit po është shumë i vështirë për shkak të numrit të vogël të punëtorëve kujdestar.

Në muajt e verës institucionet vazhdimisht bëjnë thirrje që qytetarët të jenë të ndërgjegjshëm dhe të mos shkaktojnë zjarre./Express

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat