11.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Prill, 2024

TË FUNDIT

Dita Ndërkombëtare e Paqes/ Ilir Meta: Shqipëria duhet të vijojë me dinjitet, kontributin e saj për ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Paqes, ka reaguar dhe Presidenti Ilir Meta i cili shkruan në rrjetin social Facebook se si anëtare e NATO-s Shqipëria duhet të vijojë me dinjitet, angazhimin dhe kontributin e saj për ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe kudo tjetër.

Mesazhi i Metës:

Në Ditën Ndërkombëtare të Paqes nderojmë sot kujtimin e paharruar të Dëshmorëve të Atdheut, Kapiten Feti Vogli, Major Klodjan Tanushi dhe Nëntetare Zarife Hasanaj, të cilët ranë në krye të detyrës, në misione ushtarake jashtë Atdheut, për një botë në paqe dhe më të sigurt.

Si anëtare e NATO-s, Shqipëria duhet të vijojë me dinjitet, angazhimin dhe kontributin e saj për ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe kudo tjetër, duke dhënë në radhë të parë shembullin e vet për ruajten e vlerave dhe parimeve, që përfaqëson kjo Aleancë, në zemër të së cilës është demokracia. 🕊️🇦🇱

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat