9.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024

TË FUNDIT

“Do të rrezikohet Shqipëria”, paralajmërimi i Britanisë nëse nis lufta në Ukrainë

Tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës sa vijën e shtohen. Ministrja e Jashtme e Britanisë së Madhe, Liz Truss, ka paralajmëruar se Vladimir Putin do të vazhdojë luftën me vendet fqinje, nëse lejohet të pushtojë Ukrainën.

Në intervistën e saj Truss ka theksuar se nëse Putin do të sulmonte Ukrainën do të ishte një pararendës që Rusia të përdorte forcën për të aneksuar më shumë ish-shtete sovjetike.

“Ne duhet të ndalojmë Putinin, sepse ai nuk do të ndalet në Ukrainë. Ai ka qenë shumë i qartë  ambicia e tij nuk e çon vetëm në marrjen e kontrollit të Ukrainës, ai dëshiron ta kthejë kohën pas në mesin e viteve 1990 apo edhe para kësaj”, ka thënë ajo.

Ndër të tjera në analizën e saj ajo shprehet se në rrezik për një mbizotërim rus kanë dhe vendet baltike dhe ato të Ballkanit Perëndimor.

“Shtetet baltike janë në rrezik… edhe Ballkani Perëndimor. Putini i ka thënë të gjitha këto publikisht, se ai dëshiron të krijojë Rusinë e Madhe, se ai dëshiron të kthehet në situatën siç ishte më parë, ku Rusia kishte kontroll mbi zona të mëdha të Evropës Lindore. Pra, është kaq e rëndësishme që ne dhe aleatët tanë t’i kundërvihemi Putinit. Mund të jetë Ukraina javën e ardhshme, por cili vend do të jetë më pas?’, është shprehur zyrtarja britanike.

Ndërkohë një ditë më parë presidenti rus ka bërë një shfaqje të madhe të fuqisë ushtarake me stërvitjet bërthamore që përfshinin raketa balistike, nëndetëse dhe autokolona tankesh. Në kuadër të kësaj stërvitje zyrtarja britanike ka bërë thirrje që komuniteti ndërkombëtar të bashkohet për të përballuar agresionin e Moskës.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat