9.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024

TË FUNDIT

Donald Lu merr detyrën e rëndësishme, Blinken i uron suksese

Anthony Blinken ka uruar ish-ambasadorin amerikan në Shqipëri, Donald Lu për detyrën e rëndësishme të ndihmës sekretarit për çështjet në Azinë Jugore dhe Qendrore.

Sipas Blinken, Lu ka treguar përkushtim të thellë ndaj diplomacisë amerikane dhe politikës së jashtme në Azinë Jugore dhe Qendrore, dhe detyrën e re do ta përmbushë më së miri.

Postimi i Blinken:

Krenar që mirëpres Donald Lu si Ndihmës Sekretar për Çështjet e Azizë Jugore dhe Qendrore. Ambasadori Lu ka një karrierë të gjerë në shërbimin e jashtëm dhe ka treguar përkushtim të thellë ndaj diplomacisë amerikane dhe politikës së jashtme në Azinë Jugore dhe Qendrore. Ai është i përgatitur mirë për të udhëhequr byronë në misionin e tij.

Gjatë karrierës së tij Lu ka pasur poste në Indi, Azerbajxhan, Gjeorgji dhe Pakistan. Ai di disa gjuhë të huaja mes të cilave, lexon dhe flet shqip, rusisht, azerbajxhanisht, gjeorgjisht, hindisht dhe urdu. Në postin e ri ai do të ketë një rol kryesor në formësimin e politikës së SHBA-së për Afganistanin, Indinë dhe Pakistanin.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat