9.5 C
Tirana
E premte, 26 Prill, 2024

TË FUNDIT

Dua Lipa dyfishon pasurinë e saj brenda një viti

Sipas prestigjozes “The Sun”,  ylli i muzikës pop,  Dua Lipa  është bërë një nga fituesit më të mëdhenj të showbizit në botë, duke arritur një pasuri prej 24.7 milionë paund ose ndryshe 28 milionë euro.

Pasuria e saj krahasuar me vitin e kaluar është dyfishuar nga 11.8 milionë paund (13 milionë euro).

“The Sun” ka shkruar se gjithashtu Dua Lipa numëron në bankë 17.3 milionë paund (19 milionë euro) sipas shifrave të paraqitura në ‘Companies House’.

“Shifrat e saj po tregojnë se ajo është duke shkuar drejt hapave të Ed Sheeran dhe nëse ajo vazhdon në këto hapa së shpejti do të rivalizojë edhe Adele”, ka thënë një burim nga industria e muzikës për “The Sun”.

Albumi i saj “Future Nostalgia” po qëndron prej javësh në vendin e parë në “Top Charts”, diçka që e kishte arritur vetëm këngëtarja Adele me albumin “25”.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat