9.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024

TË FUNDIT

“Duhet të zgjedhë urgjentisht problemet në…”. Fevziu deklaratë të fortë për PD: Është shumë e rëndë dhe e papranueshme

Gazetari Blendi Fevziu  teksa ka qenë i ftuar në emisionin ‘Të paekspozuarit’ ka komentuar rezultatin që prodhuan zgjedhjet e 25 prillit. Fevziu ka folur me tone të forta teksa ka thënë se është e papranueshme mungesa e personaliteteve të forta që vijnë nga jugu, ndërkohë që shtoi se PD ka krah ende veriun për shkak të lidershipit të Berishës.

 “Sipas meje një nga problemet që duhet të zgjedhë urgjentisht PD çështja e personaliteteve në jug. Është shumë e rëndë dhe e papranueshme, mungesa e personaliteteve të forta që vijnë nga jugu. PD është parë si një parti e veriut. Në kupolën e PD sot nuk ka asnjë personalitet nga jugu. Kanë lënë një ngërç të madh. Në veri e mban ende lidershipi i Berishës. Unë insistoj që nëse PD do të rikuperohet duhet të identifikojë personalitete në jug dhe ti çojë në kupolë”, tha Fevziu.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat