18.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Prill, 2024

TË FUNDIT

Dy shqiptarët kapen me 1800 doza heroine, tentuan t’i ikin policisë me “Golf”

Dy të rinj shqiptarë janë arrestuar nga policia në Itali për shkak se janë kapur me një sasi të konsiderueshme heroine.

Gjatë orëve të mbrëmjes, policia kishte pikasur një makinë tip “Gol” që lëvizte edhe pse kishte hyrë në fuqi kufizimi për koronavirusin. Policët u kanë bërë me shenjë që të ndalojnë, por të rinjtë i kanë dhënë “gaz” makinës duke u arratisur për një moment.

Menjëherë policia është vënë në ndjekje të tyre në kryqëzimin e Kadinit. Më pas i kanë pikasur dy të rinjtë në rrugët e qendrës së Kadinit, ku kishin braktisur edhe makinën e tyre dhe po ecnin në këmbë.

Dy shqiptarët, 31-vjeç dhe 24 vjeç kishin fshehur pranë gomës së makinë një pako me rreth 540 gram heroinë e cila nëse do të ndahej do të prodhonte gati 1800 doza për konsumatorët.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat