13.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024

TË FUNDIT

Dy vajza përdhunojnë një 19-vjeçar

Një 19-vjeçar rus i tha policisë që mikja e tij dhe një grua tjetër e rrahën dhe e sulmuan seksualisht për shkak se i dëmtoi telefonin.

Ato madje filmuan ngjarjen dhe e shantazhuan djalin se do ta postonin në internet nëse ai i denonconte.

Studenti 19-vjeçar ishte për pushime në qytetin Bugulma të Rusisë për të vizituar të njohurën e tij 22-vjeçare. Në një moment ajo i tha që kishte disa probleme me telefonin e saj iPhone dhe ai u ofrua që ta ndihmonte.

Shoqja e tij ishte e shoqëruar edhe nga një grua tjetër e moshës 32-vjeçare.

Studenti u  përpoq të rregullonte telefonin, por aksidentalisht gërvishi ekranin. Kur ato e panë se çfarë ndodhi, i kërkuan që t’i paguante 3.000 rubla (rreth 42 euro), dhe kur ai refuzoi, gratë përdorën dhunën.

Ato fillimisht e sulmuan fizikisht, para se të kryenin ato që policia i cilësoi si “veprime të dhunshme të natyrës seksuale” ndaj tij. Sipas mediave lokale, gjatë aktit ishte përfshirë edhe një lodër seksi.

E gjithë kjo u xhirua duke përdorur telefonin që shërbeu si pretekst për sulmin. Pasi përfunduan, ato e lanë të lirë duke i kërkuar që t’i gjente paratë dhe e kërcënuan se do ta publikonin videon në internet nëse ai do të kthehej duarthatë.

Në vend të kësaj, studenti shkoi direkt në polici.

Sulmueset u mbajtën në paraburgim dhe u rrëfyen për krimin e bërë. Gjykata tani po vendosë nëse ato duhet të mbahen ende aty në pritje të hetimit penal.

Videoja në fjalë e bërë nga dy shoqet tani është bërë pjesë e dëshmive për këtë rast. Viktima insiston se gërvishtja në telefon ishte vetëm pretekst që torturat ndaj tij t’i përmbushin “fantazitë e tyre të çoroditura”.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat