9.5 C
Tirana
E premte, 26 Prill, 2024

TË FUNDIT

E pabesueshme! Mund të bini në peshë edhe duke ngrënë akullore

E freskët, e ëmbël dhe nga sot edhe mund t’ju ndihmojë të humbni peshë! Po flasim për akulloren, një nga ushqimet më të pëlqyera në botë që tashmë sipas ekspertëve mund të jetë një aleate ideale për të humbur peshë në muajt e verës.

E demonizuar për një kohë të gjatë për shkak të përmbajtjes së saj kalorike ajo sot mund të përfaqësojë ushqimin kryesor të një diete për rënie nga pesha.

Suksesi i akullores është si shkak të cilësive të shkëlqyera ushqyese dhe tretshmërisë së saj të madhe. Zakonisht është si vijon: proteina 3 deri 6%; nga 9 deri 15% yndyre; dhe nga 16 deri 26% sheqerna. Natyrisht gjithashtu përmban kripëra minerale, në veçanti kalcium, fosfor dhe hekur. Për shkak të këtyre karakteristikave, ajo mund të zëvendësojë një vakt të plotë, me kujdesin e vetëm për të përmbushur me ushqimet e tjera të ditës kërkesat për fibra, të cilat në akullore zakonisht mungojnë.

Menuja dhe rregullat e përgjithshme të dietës

Dieta e akullores është e thjeshtë, praktike dhe ekonomike. Skema hipokalorike e dietës mund të çojë në një humbje peshe prej 2-3 kile në javë, nuk ka kundërindikacione të veçanta dhe mund të ndiqet edhe për disa javë.

Skema përbëhet nga 5 vakte në ditë (mëngjes, drekë, darkë dhe dy snacks në mes të mëngjesit dhe mesditës). Një kupë me akullore artizanale është ushqimi i vetëm për drekë. Në darkë pasta apo oriz, mish ose peshk me perime që duhet të jenë të gatuara me vaj ulliri ekstra të virgjër, kripë, limon\uthull ose salcë soje dhe erëza.

E rëndësishme për humbjen e peshës është të pini edhe sa me shumë ujë ose çarja bimorë.

Për të parandaluar që vitaminat dhe kripërat minerale të përfshira në perime dhe ushqime të tjera të ikin është gjithmonë e preferueshme të përdoren metoda gatim jo shumë agresive.

Doza ideale

Sasia e akullores që do të konsumohet në drekë mund të ndryshojë sipas shijes dhe llojin e produktit.

Zgjidhni nga pjesët e mëposhtme:

Krem akullore: rreth 200 gram

Akullore frutash: rreth 250 gram

Semifredo: rreth 180 gram

Kasatë akullore: rreth 150 gram

Tartuf kafeje: 100 gram

/real-news.tv/ 

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat