21.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Prill, 2024

TË FUNDIT

E pazakontë/ I riu nxjerr çakmakun në autobus dhe i vë flakën flokëve të pasagjeres (Video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në San Francisko në një autobus, ku një person i ka vënë flakën flokëve të një gruaje.

Në video duket adoleshenti, i cili i afrohet gruas dhe ulet mbrapa  saj, nxjerrë  çakmakun dhe i vë flakën flokëve të pasagjeres, raporton Fox Neës.

Mësohet se ngjarja është bërë publike, pasi policia ka zbuluar pamjet nga kamerat e sigurisë.

Sipas një njoftimi nga Departamenti i Policisë së San Franciskos (SFPD), adoleshenti dhe dy persona të tjerë u larguan nga vendi i ngjarjes duke u drejtuar drejt lindjes në qytet.

Pasagjerë të tjerë në autobus më vonë ndihmuan gruan, e cila është rreth 60 vjeç.

Mësohet se autori nuk është kapur ende nga policia.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat