9.5 C
Tirana
E premte, 26 Prill, 2024

TË FUNDIT

“E tmerrshme”. Shakira shikon foton dhe direkt ‘fajëson’ vjehrrën e saj

Shakira konsiderohet si një nga këngëtaret më të pëlqyera nga publiku mbarë botën.

Mirëpo së fundmi ajo ka ndarë në “British Vogue’s Life in Looks” disa nga momentet e saj më të mira të veshjeve dhe paraqitjes së jashtme. Ajo nisi me veshjen e një kërcimtareje që e pati veshur në vitin 2000, por më pas rikujtoi publikisht një pamje që nuk i pëlqen aspak.

“E tmerrshme”, tha ajo kur pa foton e vitit 2012 ku dukej si rrallëherë me flokë të shkurtra dhe të drejta.

Ajo “fajësoi” vjehrrën e saj për modelin e flokëve që kishte atë periudhë.

“Ajo më tha, ‘pse nuk i pret flokët? Të janë dëmtuar’. Gabimi më i keq i jetës sime”, tha ajo duke qeshur, dhe më pas u kthye nga kamera duke iu drejtuar virtualisht nënës së futbollistit:

“Nuk do të marr këshilla bukurie më nga ti”.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat