20.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Prill, 2024

TË FUNDIT

Ekzekutimi i efektivit të FNSH, identifikohen autorët e vrasjes së Xhuloi Prelas….

Policia ka bërë të mundur identifikimin e autorëve që ekzekutuan efektivin e FNSH, Xhulio Prela. Për arsye hetimi nuk bëhet të ditur emrat e autorëve, ndërkohë që ekspertët hetimor janë rikthyer sërish në vendin ku u vra Xhulio Prela.

Janë shoqëruar 30 persona nga Miloti, të cilët janë thirrur si dëshmitare.

Arma me të cilën është qëlluar është tip “TT” dhe është shkrepur plot tri herë. Njërin nga plumbat e ka marrë në gjoks duke i dëmtuar edhe njërën nga arteriet kryesore si rrjedhojë ka ndërruar jetë. Njëra nga predhat e tjera kapi xhamin e pasëm të makinës dhe tjetra targën e mjetit.

Xhulio po kthehej nga Shkodra pasi kishte marrë një të njohur të tij në Rinas për ta dërguar në qytetin verior, ndërsa i ati ka deklaruar se djali i tij ka pasur presione kohët e fundit për çështje që ishin mbyllur me kohë. Menjëherë pasi është kthyer nga Shkodra  gjatë rrugës Lezhë-Milot ka parë një automjet, ku një person që kishte dalë nga makina po ia bënte me drita me një elektrik dore.

Tri pistat ku po heton policia janë vrasje për shkak të detyrës, konflikt i çastit apo edhe një tentativë grabitje, kjo e fundit më pak e dyshuar pasi hetuesit konfirmojnë se atentati ka qenë i mirëorganizuar.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat