20.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Prill, 2024

TË FUNDIT

Ekzekutimi i sotëm në Prishtinë, shpallet në kërkim turku (FOTO)

Shpallet në kërkim Yildrim Atila, 53-vjeç nga Turqia i dyshuar si autor i vrasjes së ndodhur mesditën e sotme në Prishtinë. Policia e Kosovës ka publikuar edhe foton e personit të dyshuar si autor duke kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për kapjen e tij.

“Referuar rastit të vrasjes që ka ndodhur sot rreth orës 12:00 ne rrugën “Bekim Fehmiu” në Prishtinë. Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë, pas identifikimit të personit të dyshuar me autorizim të Prokurorisë së shtetit, shpallë në kërkim personin e dyshuar; YILDIRIM ATILA (1967), shtetas i Turqisë.

Duke i falënderuar qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm, në veçanti për këtë rast, po ju përcjellim fotografinë e personit të dyshuar dhe kërkojmë nga të gjithë ata që kanë informacione lidhur me vendndodhjen e personit të kërkuar ta njoftojnë policinë në numrin 192″, njofton policia e Kosovës.

Sipas policisë, i dyshuari dhe viktima kanë qenë brenda të njëjtës makine dhe i dyshuari nga mbrapa  ka qëlluar me armë zjarri drejt viktimës, i cili për pasojë ka humbur jetën.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat