9.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024

TË FUNDIT

Erion Braçe jep lajmin e hidhur: Unë jam pafund mirënjohës ndaj teje, u prehsh në paqe

Mësuesi nga Fieri, Refail Thomai është ndarë nga jeta. Ky lajm u bë i ditur nga zv/kryeministri Erion Braçe. Braçe shkruan se Thomai mësoi për më shumë se 20 vite mijëra nxënës. Ai e veçon për rolin e iniciatorit në rindërtimin e shkollës së Fier Semanit.

Postimi i zv.kryeministrit:

REFAIL THOMAI ISHTE MESUESI QE RINDERTOI SHKOLLEN E FIER SEMANIT! Ai u be inisiatori, ai kerkoi rindertimin, ai ndoqi punimet, ai i qendroi mbi koke me kembenguljen tipike te nje mesuesi matematike qe i shkon zgjidhjes ne fund! Burre i qete, i shtruar, mesues i dashur, kembengules, EDUKATOR i kujdesshem e drejtues i zot. 20 e kusur vite sherbim publik ne Divjake, Kemishtaj, Fier Seman;

Mijera nxenes qe kaluan nga procesi mesimdhenes i tij; Mijera prinder qe i besuan femijet, driten e syve profesor Refailit!Mijera njerez te jane mirenjohes profesor; Nje Myzeqe e tere per sherbimin, edukimin, formimin e disa brezave me rradhe. Une pafund mirenjohes gjithashtu; Prej shkolles te njoha, shkollen beme, prej andej te percollem me dhimbjen e nje komuniteti te tere mirenjohes! Te qofte dheu i lehte profesor,  thjesht me peshen e numrave te tu te shenjte ne gjoks!

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat